Si të keni më shumë vetëbesim në shtrat?

spot_imgspot_img

Ndonjëherë është e vështirë të ndihesh seksi në krevat. Mund të fitoni vetëbesim gjatë prezantimeve afariste, mirëpo ndonjëherë mund të ndodhë që në krevat të ndiheni keq.Nuk është e mundur që shpejt e shpejt të bëheni perëndeshë seksi, mirëpo me ndihmën e këtyre këshillave mund të ngrini vetëbesimin.

Njerëzit që përballen me një mungesë të vetëbesimit janë zakonisht të turpshëm dhe njerëz që ulen në fund, bëjnë të duken të vegjël dhe të zënë sa më pak hapësirë të jetë e mundur.

“Femrat ndjehen vazhdimit më të pafuqishme se meshkujt, kështu që kjo nuk është e habitshme”, thotë Psikologia e Harvardit, Amy Cuddy.

Problemi qëndron se ky proces ndikon në disa mënyra: ndjenjat e pafuqisë ju detyrojnë të merrni “qëndrim me ndikim të ulët” dhe kjo gjë kohë pas kohe e shton këtë ndjesi.

Nëse ju po përballeni me mungesën e vetëbesimit, pafuqisë, atëherë dr. Cuddy këshillon që ju të punoni me qëndrimin tuaj çdo ditë, sapo bie alarmi i zgjimit. Ajo insiston në shtrirjen e gjymtyrëve sa më shumë të jetë e mundur dhe t’i jepni hapësirë trupit sapo zgjoheni në mëngjes.

“Sidomos nëse jeni një gjumashe që flini në formë fetusi. Kështu që sapo të zgjoheni, shtrihuni për një minutë në krevat para se të vini këmbët në tokë”.

Duke përftuar “qëndrime të fuqishme” dhe duke marrë hapësirë, trupi juaj e ndryshon të gjithë mënyrën e funksionimit. Shtohen 2 hormonet çelës, testosteroni, hormoni i dominancës që do t’ju bëjë më vetëbesues dhe një person që merr rreziqe dhe kortizolin, i njohur si hormone i stresit, i cili do t’ju bëjë më reagues ndaj situatave të pakëndshme.

“Meshkujt “alfa” të cilët kryesojnë hierarkitë në pozicione të ndryshme, apo liderët, kanë nivel të lartë testosteroni dhe nivel të ulët kortizoli”, thotë dr. Cuddy.

Pas një eksperimenti të kryer në laborator Dr. Cuddy zbuloi se ata që praktikojnë “qëndrimin e fuqisë” kanë 20 për qind rritje në nivelet e testotesteronit dhe ulje me 25 për qind të kortizolit.

Ka shumë mënyra se si të punoni në lidhje me këto qëndrime pasi ngriheni nga krevati.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Kombinime praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — ide të stilit për ditë me shi dhe diell

Ide praktike dhe të qëndrueshme për të kombinuar veshjet kur moti ndryshon rrëmujshëm ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Udhëzime shtresash, zgjedhje materiali dhe këshilla për ditë me shi dhe me diell, duke marrë parasysh synimet e ekonomisë rrethore të tekstileve

Veshmbathje: Shtresa praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — ide për gra dhe familje

Si të vishni me shtresa për ditë me mot të paqëndrueshëm në Kosovë dhe Zvicër: zgjedhje materiali, mirëmbajtje dhe zgjidhje praktike për gra dhe familje duke pasur parasysh qëndrueshmërinë.

Recetë tradicionale shqiptare: Qoftet e përshtatura — version modern për drekë familjare

Një qasje e përditësuar e qoftes tradicionale: variant me përbërës më të larmishëm dhe këshilla higjienike për një drekë familjare të sigurt dhe më të shëndetshme.

Horoskopi i 20 Shtator 2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (vetëm për argëtim)

Horoskopi i 20 Shtator 2026 për 12 shenjat: parashikime argëtuese për dashuri, punë dhe mirëqenie, me këshilla praktike për ditën.