Rita Ora nga studio: Po kthehem në habitatin tim natyral

spot_imgspot_img

Këngëtarja kosovare me famë botwrore, Rita Ora, ka që nga muaji mars që nuk ka publikuar ndonjë këngë të re. Gjatë izolimit tre mujor si shkak i pandemisë globale COVID-19, Rita qëndroi e izoluar në një fshat në veriperëndim të Londrës, me motrën dhe miqtë e saj, në një rezidencë luksoze.

Ora pranoi se gjatë asaj kohe kishte kompozuar këngë të reja për albumin e saj të tretë, për të cilin artistja është duke punuar fort.

Tani Rita duket se është shumë pranë finalizimit të një kënge të re, teksa u shfaq në rrjetet sociale në disa fotografi të realizuara në studio.

Këngëtarja shqiptare dukej mjaft tërheqëse me një pamje natyrale pranë mikrofonit, ndërsa incizonte këngën e saj të re.“Kthim në habitatin tim natyral”, shkroi 29-vjeçarja në mbishkrimin e këtyre fotografive, ndërsa dukej mjaft e lumtur që po realizonte projektin e ri.

Kënga e fundit që Rita Ora solli për fansat mbetet kënga “How to be lonely”, e publikuar në mars të këtij viti, e cila është pritur mirë nga fansat e saj.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuri & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Hapa praktikë për të zgjidhur keqkuptime pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij dhe shembuj nga jeta e çifteve në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Rroba që zgjasin për familjen

Si të zgjedhësh materiale që zgjasin dhe t’i mirëmbash rrobat për një gardërobë familjare funksionale, me hapa të thjeshtë që kursejnë buxhetin dhe kohën.

Dhoma e fjetjes: Dekor sezonal me ripërdorim

Krijo ngrohtësi në dhomën e fjetjes me ripërdorim tekstilesh, rikrijim të kutisë së natës dhe sache aromatik me bimë vendore — me hapa të thjeshtë e të sigurt.

Fëmijët në kuzhinë: udhëzime praktike

Përfshi fëmijën në gatim me rregulla të thjeshta sigurie, higjiene dhe detyra sipas moshës. Krijo rutina që e kthejnë kuzhinën në lojë dhe mësim.