Pse disponimi i fëmijës suaj është i ndryshueshëm gjatë adoleshencës?

spot_imgspot_img

Adoleshenti juaj është me humor të rëndë? Nëse qesheni atëherë jeni prind i vërtetë! Shumë prindër ankohen për ndryshimet e shpejta të disponimit tek adoleshentët e tyre. Janë disa arsye të forta pse fëmija juaj është me humor të rëndë – dhe fajtor nuk janë vetëm hormonet.

Adoleshentët me humor të rëndë dhe ndryshimet e trurit të tyre

Para përdorimit të MRI( rezonancë magnetike), ka qenë e vështirë të kuptohet se çfarë ndodh brenda trurit të adoleshentit. Tani mund të shohim zhvillimin e strukturës së trurit me ndihmën e MRI.

Ajo çfarë dimë është se truri i adoleshentit ndryshon me shpejtësi sapo të fillojë puberteti. Korteksi paraballor i trurit është pjesa ku rregullohen sjelljet e komplikuara- sjellja e vendimeve komplekse, shprehja e personalitetit, interaksionet sociale e tj. Kjo pjesë e trurit ka një “rilindje” të vogël gjatë pubertetit. Lidhjet ndërmjet këtyre qelizave të trurit ndodhin në norma të larta, përderisa gjatë fëmijërisë kanë pushuar. Truri i adoleshentit rrit sasinë e përbërjes së bardhë në pjesë të caktuara  të trurit, këto pjesë të trurit rregullojnë procese të ndryshme si arsyetimi, gjykimi dhe kontrolli i impulseve.

Çfarë do të thotë gjithë kjo rritje dhe ndryshim i trurit? Është vështirë të thuhet, mirëpo rënia e disponimit tek disa adoleshentë mund të lidhet me këto ndryshime. Pasiqë kanë kontroll të dobët të impulseve, veprojnë para se të mendojnë.

Hormonet dhe humori i rëndë i adoleshentit tuaj

Hormone luajnë rol të rëndësishëm në disponimin, mirëpo ndoshta nuk keni të bëni me problem të hormoneve. Është menduar se hormone seksuale (estrogen dhe testosterone) ndikojnë në trurin e adoleshentit, duke ndikuar në disponimin e tijsaj. Çdo femër me sindromë para-menstruale mund të konfirmojë ndikimin e fuqishëm të hormoneve ndaj disponimit. Mirëpo, nuk janë vetëm hormone shkaktarë të ndryshimittë disponimit.

Kërkimet e reja tregojnë se hormonet të cilat i qetësojnë të rriturit, tek adoleshentët shkaktojnë ankth. Një hormone i quajtur THP lirohet në organizmin tonë gjatë momenteve të stresit,përderisa  tek të rriturit ky hormon ka rol qetësues tek adoleshentët shkakton ankth. Ky reaksion i THP ka tendencë të eliminohet përgjatë kalimit në pjekuri, me mundësinë të kontribojë më rrallë gjatë episodave të stresit.

Disponim i keq apo Depresion?

Prindët shpesh pyesin se çka është disponim normal i rëndë dhe çfarë është depresion. Rregull e pashkruar është nëse disponimi i rëndë nuk zgjat atëherë është normal. Nëse adoleshenti juaj ka patur natë të keqe dhe është irrituar, mirëpo është mirë përgjatë javës, atëherë është prishje e përkohshme e disponimit. Depresioni ka edhe tjera shqetësime përve­ç disponimit të keq, mund të shoqërohet me humbje apo rritje të peshës, parregullsi të gjumit, tërheqje nga familjarët dhe shoqëria apo mendime për vetëvrasje.

Nëse jeni duke u brengosur për  sjelljet e fëmijës suaj atëherë bëni një thirrje pediatrit apo mjekut familjar. Nëse fëmija juaj është me humor të rënduar atëherë mos u brengosni, sapo që truri i adoleshentit të piqet edhe humori do të kthehet në normale. Keni durim!/kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.