Çfarë kuptimi ka zbatimi i rregullit 3 me 1 për një marrëdhënie të shëndetshme?

spot_imgspot_img

E keni kuptuar ndonjëherë se për zhvillimin e shëndetshëm të një marrëdhënie, cila do qoftë ajo (familje, çift, miqësi) është shumë e rëndësishme të vëzhgoni se sa kritika dhe lavdërime merrni.Shumë shkencëtarë kanë bërë kërkime mbi këtë temë duke nxjerrë raportin ideal për të mirën dhe të keqen.

Psikologu John Gottman ishte i pari që vuri re se sa e rëndësishme ishte vendosja e një raporti mes fjalëve negative dhe pozitive.

Mbi 40 vjet, ai ka analizuar më shumë se 3.000 martesa dhe duke marrë parasysh fjalët pozitive dhe nëgative që thuhen në një marrëdhënie. Bazuar në këtë raport ai mund të parashikojë probabilitetin e divorcit me saktësi 90%.

Më vonë, ishte psikologu Marcial Francisco Losada, pas analizimit të qindra grupeve të biznesit, që përcaktoi qartë rrethanat e efikasitetit më të madh në punë.

Përse rezultoi e rëndësishme vendosja e një raporti mes fjalëve negative dhe pozitive?

Imagjinoni sikur jeni në një anije me vela. Era që fryn është lavdërimi, ndërsa kritika është drejtimi i anijes. A mund të lëvizë një anije nëse kritika është më e madhe se lavdërimi? Pa marrë parasysh se sa mund të përpiqeni të drejtoni timonin, nuk mund të arrini kurrsesi në destinacion pa “erën e lavdërimit”.

Ose e kundërta: ju mbyllni sytë përpara të metave të partnerit tuaj dhe i thurni atij vetëm lavdata. Një anije e tillë do të bëhej e pakontrollueshme dhe kush e di se ku do të përfundonte nga “era”.

Nisur nga kjo, Losada ka ardhë në përfundimin se raporti për një marrëdhënie perfekte është përafërsisht i barabartë me 3 fjalë apo komente pozitive për 1 negative.

Ky është minimumi i nevojshëm për të arritur performancë të lartë në çdo ekip, qoftë kolegë, miq, ose anëtarë të familjes. Maksimumi është rreth 7 vlerësime për 1 kritikë. Marrëdhëniet që janë përtej këtyre kufijve përkeqësohen me kalimin e kohës.Pa një qëndrim pozitiv dhe gatishmëri për kompromis, çdo marrëdhënie do të shkatërrohet. Por po aq e rrezikshme është mungesa e plotë e negativitetit. Bilanci është shumë i rëndësishëm. Pra, mbani mend këtë rregull të thjeshtë: 3 pozitive për 1 negative.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Yjet e mëngjesit — Horoskop argëtues për 12 shenja: dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat, me ide të shkurtra për dashurinë, punën dhe mirëqenien që mund t'ju frymëzojnë për një ditë më të qetë dhe më pozitive.

Argëtuese: Mbrëmje krijuese familjare me tregime dhe lojëra të bazuara në traditë — udhëzime praktike dhe bur

Udhëzues praktik për një mbrëmje krijuese familjare me tregime dhe lojëra të bazuara në traditë, me hapa për përgatitje, ide aktivitete dhe këshilla për burime të verifikueshme.

Dhoma‑e‑fjetjes: Dekor sezonale me ripërdorim — si të krijoni ambjent të ngrohtë me sende dhe tekstile familj

Si të transformoni dhomën e gjumit në një ambient të ngrohtë vjeshte duke ripërdorur tekstilet dhe sende familjare, me udhëzime praktike për pastrim, siguri dhe menaxhim të kimikateve.

Trupi-lekura | stil sezonal me rrobat që tashmë keni — si të theksoni lëkurën me shtresa dhe tekstura

Si të përdorni shtresat dhe teksturat që tashmë keni për të nxjerrë në pah lëkurën, duke përfshirë rol të flokëve dhe hapat e kujdesit për t’i mbajtur të shëndetshëm gjatë stinave me diell apo aktivitet në pishinë.