Rita Ora edhe në pandemi u del në ndihmë fëmijëve të botës

spot_imgspot_img

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, prej vitesh është përzgjedhur ambasadore nderi e organizatës më të madhe botërore në ndihmë të fëmijëve, UNICEF.Ajo në prill të vitit 2019 bëri një vizitë bashkë me UNICEF-in në Kosovë, ku vizitoi disa nga lagjet më të varfra të Kosovës dhe gëzoi me dhurata fëmijët e disa familjeve skamnore.

Duke qenë në krizën e coronavirusit, e cila ka shkaktuar dëme të madhe ekonomike në mbarë globin, UNICEF nuk qëndron duarkryq, por përpiqet që të bëjë maksimumin që t’ua lehtësojë sado pak jetën atyre që kanë nevojë.

Së fundmi, Rita bashkë me UNICEF-in kanë vendosur që të realizojnë një koncert nga shtëpia e 29-vjeçares, të titulluar “Rita Ora at home for generation Covid”.

Koncerti do të transmetohet live në IGTV në Instagramin e Ritës dhe të UNICEF-it këtë enjte me fillim nga ora 18:00, me qëllim mbledhjen e vëmendjes për dhurimin e fondeve nga ndjekësit, për të mbledhur para të cilat do të shkojnë për bamirësi te fëmijët e prekur nga kriza e coronavirusit.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Thonjtë dhe SPF: kujdes për lëkurën rreth tyre

Kutikulat thahen shpejt nga dielli dhe uji. Ja si t’i mbrosh me SPF dhe një rutinë të thjeshtë para/pas ekspozimit, pa irritim.

Rutinë pas shkollës për adoleshentët

Një plan i thjeshtë pas‑shkollor që balancon mësimet, pushimin, celularin dhe familjen – me hapa konkretë që mund t’i nisësh sot.

Shtresa të mençura Kosovë–Zvicër • Veshmbathje

Shtreso me zgjuarsi për motin Kosovë–Zvicër: bazë që menaxhon lagështinë, mes që izolon pa volum dhe shell i lehtë—praktike për gra dhe familje.

Muzika dhe intimiteti: ndikimi në dëshirë

Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ulë tensionin, të rrisë afërsinë dhe të orientojë ritmin gjatë intimitetit. Ja si ta përdorësh në mënyrë të vetëdijshme.