Tre çajrat e ftohtë bimorë që duhet të pini në verë

spot_imgspot_img

Freskia dhe hidratimi janë tepër të rëndësishme në ditët e nxehta të verës.

Alternativat industriale për freski dhe hidratim janë të mbushura me sheqerna dhe substanca që më shumë bëjnë dëm në organizëm.

Këshilla  është se, zgjidhja qëndron tek çajrat e ftohtë bimorë, të cilët jo vetëm që e freskojnë organizmin por edhe e pajisin me vitamina dhe minerale.

Speci djegës dhe luleshtogu stimulojnë djersitjen që ndihmon në nxjerrjen e nxehtësisë nga organizmi.

Barishtet dhe erëzat e tharta, bari i bletës, agrumet dhe trëndafili i egër kanë gjithashtu efekt qetësues në organizmin.

Petalet e trëndafilit, gjethet e mjedrës dhe çaji i zi e freskojnë trupin dhe përthajnë lagështinë e tepërt.

Ju mund të bëni çaj të freskët edhe me çaj mali, kamomil apo mente e nenexhik.

Çaj freskues i kamomilit dhe trëndafilit të egër

Përbërësit:

Çerek filxhani me kamomil

2 lugë gjelle me trëndafil të egër të thatë

1 lugë gjelle me kanellë

Udhëzimet:

Përziejini të gjithë përbërësit dhe hidhini në një kavanoz qelqi.

Hidhni ujë të nxehtë sipër tyre dhe lërini të qëndrojnë për 30 minuta.

Më pas mbylleni kapakun dhe vendoseni kavanozin në diell për disa orë.

Më pas shtoni mjaltë dhe nëse dëshironi futeni në frigorifer, ose i hidhni akull dhe limon.

Çaji magjik i ftohtë kamomil-sherebelë-rigon

Përgatitja e këtij çaji kërkon përdorimin e luleve, kërcenjve dhe gjetheve të plota.

Ju nevojiten 2-3 kercenj të shkurtër të çajit të malit nga rreth 3-4 cm, 5-6 gjethe sherebele dhe gjysmë luge rigon mundësisht të kuq pluhur, ose 5-6 gjethe të thara rigoni.

Hidhini në ujë të nxehtë duke mundësuar zierjen e lëngut për pesë deri në 10 minuta.

Shija e këtij çaji është tokësore, por nëse përdorni lulet, do të ndjeni edhe aromën e tyre.

Servireni me akull dhe limon, ose pasi ta keni ftohur në frigorifer.

Çaj i ftohtë me gjethe mjedre ose mente dhe xhenxhefil

Gjethja e mjedrës ka një shije të ngjashme me atë të çajit të zi.

Përbërësit:

1-2 lugë gjethe të thata të mjedrës ose të mentes

1 lugë çaji me petale trëndafilash të thata

1 gotë me ujë të valuar.

1 cm xhenxhefil të prerë në feta, nëse dëshironi,

Udhëzimet:

Vendosini gjethet, petalet dhe në një enë që i reziston nxehtësisë dhe hidhni sipër tyre ujë të valuar.

Shtoni xhenxhefil nëse dëshironi.

Lërini të qëndrojnë për 10 minuta.

Ëmbëlsojeni me mjaltë, shtoni limon nëse dëshironi, kullojeni dhe servireni të ftohtë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Parashikim argëtues për 12 shenjat — 30 gusht 2026 (dashuri, punë, mirëqenie)

Parashikim argëtues për 12 shenjat më 30 gusht 2026: një lexim i lehtë për dashuri, punë dhe mirëqenie që synon vetëm argëtimin e ditës suaj.

Si të ripërshtatni rrobat verore për vjeshtë pa blerje: ide praktike për stil dhe mirëmbajtje

Udhëzues praktik për të shndërruar pjesët verore në kombina vjeshte pa blerje: si të zgjidhni, riparoni, shtresoni dhe kombinoni ngjyrat në mënyrë të qëndrueshme.

Si t’i lani dhe t’i ruani rrobat e fëmijëve: këshilla praktike për familje të zënë

Udhëzime të qarta dhe të përgjegjshme për larjen dhe ruajtjen e rrobave të fëmijëve, me fokus te siguria ndaj kimikateve, parandalimi i aksidenteve dhe masat e para në rast helmimi.

Ruajtja dhe digitalizimi i fotografive familjare: si të skanoni, etiketoni dhe mbani koleksionet në siguri

Udhëzues praktik për të ruajtur dhe digitalizuar fotografitë familjare, me këshilla për skanim, etiketim, kopje dhe zgjedhje materiale të qëndrueshme.