Ora më e mirë e ditës për të bërë seks sipas moshës suaj

spot_imgspot_img

Kur bëhet fjalë për trupin e njeriut, duhet të dini se ai është i ndikuar nga ndryshimet që ndodhin në organizëm.

Në përgjithësi njerëzit kryejnë marrëdhënie më të shpeshta seksuale kur janë të lirë nga angazhimet ose kur eksitohen nga një ndodhi e momentit. Por sipas kërkuesit shkencor të University of Harvard, doktor Paul Kelley, koha më e mirë për të bërë dashuri përcaktohet nga mosha që keni. Living ka disa udhëzime për ju:

Kur jeni në të 20-tat: Ora 15.00 është më e përshtatshmja. Kjo është koha kur organet kanë kulmin e energjisë. Ai gjithashtu rekomandon zgjimin në orën 09:30 dhe gjumin në orën 01:00.

Kur jeni në të 30-tat: Ora 08:20 e mëngjesit është ora e artë për të bërë dashuri. Rrezet e diellit rrisin nivelin e testosteronit tek meshkujt dhe stimulojnë hipotalamusin, pjesa e trurit që kontrollon prodhimin e hormoneve. Njerëzit tek të tridhjetat duhet të zgjohen më herët (08:10), se ata që janë në të njëzetat e tyre, Ora 23:00 është koha e duhur për të fjetur.

Kur jeni në të 40-tat: Ora 22:20 është koha më e mirë për të bërë dashuri. Flini në mesnatë dhe zgjohuni në 07:50.

Kur jeni tek të 50-tat: Edhe për 50-vjeçarët, ora 22:00 është ora ideale për të bërë pak gjimnastikë poshtë çarçafëve. Në këtë moshë, është mirë të bëni dashuri në mbrëmje vonë dhe më pas të flini të qetë.

Kur jeni tek të 60-tat: Ora 20:00 është koha më e mirë për të bërë dashuri. Një darkë e hershme (18:30), është e rekomanduar për të minimizuar rreziqet e dispepsisë dhe urthit.

Kur jeni në të 70-tat: Ora 20:00 , ashtu si gjashtëdhjetë vjeçarët, është perfekte për të kryer marrëdhënie seksuale. Duke qenë se 70 vjeçarët mund të zgjohen shpesh gjatë natës, është e këshillueshme të shkojnë në shtrat herët për të bërë një gjumë sa më të plotë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Receta të shpejta për javë të planifikuar

Përgatit në 90 minuta pesë baza të mençura dhe monto vakte të shijshme gjithë javën. Planifikim praktik, ide fleksibile dhe këshilla të thjeshta për ruajtje të sigurt.

Kombinime praktike për motin Kosovë–Zvicër

Shtresa inteligjente, materiale që zgjasin dhe organizim familjar që funksionon nga Kosova në Zvicër. Zbulo si të vishet e gjithë familja pa stres.

Dashuria dhe intimiteti: këshilla praktike

Tri hapa të zbatueshëm për më shumë afërsi: fol hapur për dëshirën dhe kufijtë, krijo rituale të shkurtra pa telefona dhe kërko ndihmë kur diçka s’funksionon.

Dashuri & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Hapa praktikë për të zgjidhur keqkuptime pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij dhe shembuj nga jeta e çifteve në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.