Rita Ora për herë të parë në publik me të dashurin e ri Romain Gavras

spot_imgspot_img

Rita Ora është fotografuar për herë të parë me të dashurin e saj të ri, Romain Gavras. Këngëtarja e “RIP”, 29-vjeçare, dhe krijuesi i videove muzikore, 39-vjeçar, u fotografuan duke u kthyer në shtëpinë e saj në orët e hershme të së shtunës.

Dalja dhe takimet e dyshes vijnë pasi deklaratave se ata janë në një lidhje serioze.

Artistja shijoi një natë në klubin ‘The Little Yellow Door’ në Notting Hill, Londër, të premten në mbrëmje për të festuar 30 vjetorin e lindjes së mikes së saj, Anda Vlasaku.

Rita ishte e shoqëruar nga partneri i saj i ri, Romain, ndërsa të famshmit tjerë të pranishëm në ndejë ishin edhe Vas J Morgan, Liam Payne me Maya Henry etj.

Çifti thuhet se qëndruan në festë deri në 6:30 të mëngjesit para se të ktheheshin në shtëpinë e Ritës në orën 7:00.

Rita shkëlqeu në një stil të veçantë të viteve të ’70, teksa zgjodhi një këmishë ekstravagante e xhinse të gjera.

Artistja shqiptare e kompletoi dukjen me një çantë dore ‘Christian Dior’ dhe një palë take të larta të bardha.

Ndërkohë i dashuri i saj po ashtu zgjodhi një palë xhinse më të errëta, një xhaketë të zezë, maskë të bardhë dhe syze.

Të dashurit e mëparshëm të Ritës ishin: Calvin Harris, Andrew Garfield, Rob Kardashian, muzikantin Andrew Watt dhe Ricky Hil.

Ylli shqiptar gjatë vetizolimit ka qenë duke punuar në projekte të reja, e cila gjithashtu ka shijuar kohën me miqtë e saj në fshat.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Thonjtë dhe SPF: kujdes për lëkurën rreth tyre

Kutikulat thahen shpejt nga dielli dhe uji. Ja si t’i mbrosh me SPF dhe një rutinë të thjeshtë para/pas ekspozimit, pa irritim.

Rutinë pas shkollës për adoleshentët

Një plan i thjeshtë pas‑shkollor që balancon mësimet, pushimin, celularin dhe familjen – me hapa konkretë që mund t’i nisësh sot.

Shtresa të mençura Kosovë–Zvicër • Veshmbathje

Shtreso me zgjuarsi për motin Kosovë–Zvicër: bazë që menaxhon lagështinë, mes që izolon pa volum dhe shell i lehtë—praktike për gra dhe familje.

Muzika dhe intimiteti: ndikimi në dëshirë

Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ulë tensionin, të rrisë afërsinë dhe të orientojë ritmin gjatë intimitetit. Ja si ta përdorësh në mënyrë të vetëdijshme.