Si të zgjedhni pudrën e duhur për llojin e lëkurës suaj

spot_imgspot_img

Pa dyshim, pudra e zgjedhur drejtë është baza e grimit të mirë dhe duhet të ketë vendin e caktuar në çantën tuaj. Mësoni se si ta zgjedhni pudrën e duhur për llojin e lëkurës suaj.

Pudra e zgjedhur siç duhet lëkurën mund vizualisht ta përtërij, ta bëjë të butë dhe pa rrudha, kurse ajo e gabuara mund t’i nxjerrë në pah të gjitha mangësitë e fytyrës suaj dhe për këtë është shumë e rëndësishme të dini si ta zgjedhni pudrën sipas llojit të lëkurës suaj që për qindra prodhues të ndryshëm dhe llojeve të ndryshme të pudrave në treg mund të jetë punë shumë e vështirë.

Gjatë jetës sigurisht që do të provoni shumë produkte të ndryshme, kurse shumë prej tyre do të ju zhgënjejnë sepse nuk janë të përshtatshëm për llojin e lëkurës suaj. Gjëja e parë dhe themelore është të dini se cilit lloj i takon lëkura e juaj, kurse ne do të ju ndihmojmë për këtë.

Zbuloni se çfarë lëkure keni

Lexoni përshkrimin e çdo lloji të lëkurës, zbulojeni dhe kërkimi për një pudër të përkryer do t’ju lehtësohet shumë.

Lëkurë normale

  •  Teni është i njësuar
  •  Sipërfaqja e lëkurës nuk është as tepër e tharë as tepër e yndyrshme
  •  Poret nuk janë të zgjëruara
  • Në fytyrë keni vetëm disa linja rrudhash, rrudha të vogla

Lëkurë e yndyrshme

  •  Fytyra shëndrit nëpër tërë sipërfaqen
  • Shkëlqimi paraqitet shpejtë
  • Poret janë të zgjëruara dhe të hapura
  •  Në fytyrë shpesh shfaqen puçrrat dhe piklat
  •  Rrudha dhe linja ka minimalisht

Lëkurë e kombinuar

  • T – zona (gjatësia e hundës dhe balli) është e yndyrshme
  • Lëkura në faqe është e tharë dhe normale
  • Ka papastërtira në lëkurë të hundës, mjekërr, faqe apo ballë
  • Poret në mjekërr dhe faqe janë të zgjëruara

Lëkurë e tharë

  • Poret janë gati të padukshme
  • Fytyra në pamje dhe prekje është e tharë dhe e shtrënguar
  • Teni është i kuqur
  •  Faqet dhe mjekrra janë të thara dhe qërohen (formë zbokthi)
  • Rrudhat paraqiten rreth syve dhe gojës

Lëkura e ndjeshme

  • Në fytyrë shfaqen njolla, (skuqje apo lëkurë e tharë)
  • Lëkura është e hollë dhe delikate
  • Në fytyrë paraqitet skuqje pas përdorimit të produkteve të caktuara (pickim apo skuqje)
  •  Zgjedhni produktin e duhur

Tani që keni zbuluar se cilit lloj i takon lëkura e juaj është shumë e rëndësishme që të zgjedhni produktin që do t’i kënaqë të gjitha nevojat e fytyrës suaj. Nëse për shembull keni lëkurë të tharë, kurse përdorni pudër e cila nuk përmban asnjë zbutës, efekti nuk mund të jetë aspak i kënaqshëm. Ka pesë lloje themelore të pudrës, kurse ju duhet ta zgjedhni njërën dhe ta bashkoni me llojin tuaj të lëkurës.

Pudra kremoze është ideale për lëkurën normale, të kombinuar dhe të tharë. Posaçërisht i rekomandohet grave, pigmenti i fytyrës së cilave nuk është i njejtë ose për ato që kanë mjaft gjëra për të fshehur.

Pudra e lëngshme i rekomandohet të gjitha llojeve të lëkurës, veçanërisht për lëkurë të tharë dhe lëkurë të grave më në moshë.

Pudra e forcuar (e ngurtë) është e përkryer për lëkurë të yndyrshme.

Pudër me minerale është për të gjitha llojet e lëkurës përveç asaj të yndyrshme, kurse posaçërisht i rekomandohet grave me lëkurë të ndjeshme dhe të cilat vuajnë nga ‘rosacea’. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Horoskopi i qejfit (ditor): 12 shenjat sot — dashuri, punë dhe mirëqenie (vetëm argëtim)

Horoskopi i qejfit i sotëm sjell parashikime të lehta për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie — një lexim i thjeshtë dhe pa pretenca, vetëm për argëtim.

Flokët: rutinë e shpejtë pas dushit me makeup minimal dhe praktik për mëngjeset familjare

Udhëzues praktik për një rutinë të shpejtë pas dushit që mbron flokët dhe lehtëson mëngjeset familjare me makeup minimal dhe hapa të thjeshtë të kujdesit.

Rregullimi i shtëpisë: Si të angazhoni fëmijët në zakonet e kursimit të energjisë pa premtime financiare

Si të përfshini fëmijët në zakonet e kursimit të energjisë pa përdorur shpërblime financiare, duke mbajtur prioritet sigurinë e familjes dhe të produkteve kimike në shtëpi.

Trend: Materiale dhe kombinime të qëndrueshme për mot të paqëndrueshëm në tranzit Kosovë–Zvicër

Si të zgjidhni materiale dhe kombinime veshjesh që mbajnë mirë në mot të paqëndrueshëm gjatë udhëtimeve midis Kosovës e Zvicrës, duke vlerësuar qëndrueshmërinë dhe jetën e produktit në përputhje me prioritetet e BE-së për tekstilet cirkulare.