Lajm i mirë për bashkatdhetarët, Aeroporti i Prishtinës po hapet

spot_imgspot_img

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është i mbyllur për fluturimet e rregullta që nga marsi i këtij viti. Si në shumë vende të botës, edhe Kosova kishte mbyllur aeroportin e vetëm të saj, si masë mbrojtëse ndaj COVID-19.

Por tashmë pritjeve të të gjitha atyre që duan të udhëtojnë, u erdhi fundi. Qeveria e Republikës së Kosovës, ka marrë vendim që, ANP “Adem Jashari” të hapet që nga 28 qershori (të dielën).

Megjithatë ai do të jetë i hapur pjesërisht, vetëm për linjat e rregullta ajrore të domosdoshme që kthehen brenda natës. Ndërsa rekomandohet që udhëtarët të kenë RT-PCR testin negativ, jo më të vjetër se 4 ditë, por që nuk është i obliguar.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar edhe udhëzuesin për udhëtarët që do të udhëtojnë nga dhe drejt ANP “Adem Jasharit”.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Si dalloni materialet që zgjasin rrobat

Udhëzues praktik Trend nga Kosovarja: si ta njohësh në dorë një material të qëndrueshëm, cilat prova të bësh në dyqan dhe si ta ruash rrobën më gjatë.

Kujdesi për jetën seksuale në dashuri

Udhëzues praktik dhe i ngrohtë për komunikim, pëlqim, rituale intimiteti dhe siguri – hapa të thjeshtë që e mbajnë jetën seksuale të gjallë brenda lidhjes.

Dashuri pa konflikte: si zgjidhni keqkuptimet

Keqkuptimet s’duhet të bëhen grindje. Zbulo hapa praktikë për biseda të qeta, dëgjim aktiv dhe kufij të qartë në çift, të përshtatshme për Kosovë, Zvicër dhe diasporë.

Barëra natyrale: rutinë mbrëmjeje për gjumë të qetë

Krijo një rutinë mbrëmjeje të lehtë me hapa natyralë: ambient i qetë, çaj bimor, frymëmarrje e ngadaltë dhe orar i qëndrueshëm për gjumë më të qetë.