Kur duhet të fillojnë femrat të bëjnë Pap testin?

spot_imgspot_img

Pap testet janë të dizajnuara në atë mënyrë që të zbulojnë çdo anomali përpara zhvillimit të kancerit.

Sipas ekspertëve një grua nuk bën pap testin derisa t’i mbushë 21 vjeç. Kjo për shkak se shumica e grave më të reja se 21 vjeç kanë një rrezik më të ulët të kancerit të qafës së mitrës.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, gratë nga 35 deri në 44 vjeç përbëjnë pjesën më të madhe të diagnozave.

Duke filluar nga vitet 20 dhe duke zgjatur deri në mesin e viteve të 60-ta, gratë duhet të bëjnë Pap Testin çdo tri vjet, sipas CDC.

Për gratë 30 vjeçe dhe më të vjetra, gjinekologu juaj mund të rekomandojë një test HPV. HPV, zbulon nëse edhe keni ndonjë infeksion të transmetueshëm.

Ekseprtët thonë se për një grua me rrezik mesatar, kanceri i qafës së mitrës mund të marrë diku nga 10 deri në 15 vjet për t’u zhvilluar, kështu që pap testi për çdo 3 deri në 5 vjet mund të ndihmojë në identifikimin e pacientëve që mund të kenë nevojë për monitorim shtesë përpara se kanceri të ketë një shans për t’u zhvilluar.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se vetëm për shkak se ju keni një njollë jo normale nuk tregon se keni automatikisht kancer të qafës së mitrës ose do të zhvilloni.

Në fakt, kanceri i qafës së mitrës vlerësohet të përbëjë më pak se një përqind të rasteve të reja të kancerit në  vitin 2020, sipas Institutit Kombëtar të Kancerit.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hidratimi i duhur në ditët e nxehta

Mënyra e thjeshtë për të qëndruar i hidratuar në vapë: çfarë të pish, çfarë të hash dhe kur të kërkosh ndihmë, me këshilla të zbatueshme për familjen.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Vendos rend në produktet e flokëve, ruaj freskinë dhe ndiq afatet pa stres. Këtu gjen hapa të thjeshtë për kategori, ruajtje dhe etiketime inteligjente.

Receta të shpejta për javë të planifikuar

Përgatit në 90 minuta pesë baza të mençura dhe monto vakte të shijshme gjithë javën. Planifikim praktik, ide fleksibile dhe këshilla të thjeshta për ruajtje të sigurt.

Kombinime praktike për motin Kosovë–Zvicër

Shtresa inteligjente, materiale që zgjasin dhe organizim familjar që funksionon nga Kosova në Zvicër. Zbulo si të vishet e gjithë familja pa stres.