Kombinimi fantastik i çokolatës dhe frutave të malit në cheesecake

spot_imgspot_img

Përbërësit për koren:
300 gr biskota, të bluara
120 gr gjalpë e ngurtë
2 lugë kakao
1 kavanoz reçel fruta mali

Për kremën:
500 gr djath mascarpone
500 ml pana (ajkë e ëmbël)
1 1/2 gotë sheqer pluhur

Për glazurën:
100 gr çokolatë për zierje
120 ml ajkë të ëmbël

Përgatitja:

Në një enë vendosni biskotat, kakaon dhe gjalpën e shkrirë (jo shumë të nxehtë) Përzijini mirë dhe shtrijini në një tavë në formë unaze me diametër 24. Shtypni me lugë që të rrafshohet mirë.

Vendoseni pak në frigorifer derisa të forcohet korja pastaj sipër saj vendoseni reçelin me fruta mali dhe shtrijeni mirë. Futeni sërish në frigorifer.

Në një enë tjetër të thellë rrahni me mikser ajkën e ëmbël derisa të ngurtësohet sipas përshkrimit në paketim bashkë me sheqer pluhur.

Shtoni djathin maskarpone dhe përzijeni sërish me mikser.

Masën e fituar zbrazeni sipër reçelit, shtrijeni mirë dhe futeni në frigorifer minimumi 3 orë ose gjithë natën.
Shkrijeni çokolatën me ajkën dhe lëreni pak të ftohfet. Me të lyejeni vetëm sipër ëmbëlsirën.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.

Panna cotta me vanilje dhe fruta sezonale

Panna cotta me vanilje për 4 persona, me hapa të qartë, masa të sakta dhe salcë frutash sezonale. Këshilla të dobishme për ruajtje dhe higjienë në kuzhinë.

Thonjtë: Kujdes ndaj diellit me SPF

Mbro thonjtë dhe kutikulat para/pas diellit me 5 hapa të thjeshtë. Këshilla praktike për SPF, kripë dhe klor, që duart të mbeten të buta gjatë verës.