Për këtë Bajram përgatiteni bakllavën me fëstëk

spot_imgspot_img

Përbërësit:

2 vezë

Pak kripë

1 gotë çaji qumësht

1 gotë çaji vaj

Miell deri në krijim të brumit

200 gram fëstek i qëruar, pa kripë, i bluar

1 gjalpë e shkrirë (250 gr)

1 kavanoz sheqer

Gjysmë kavanozi ujë

1 copë e hollë limoni

Përgatitja:

Fillimisht përzieni vezët, kripën, qumështin vajin. Më pas gradualisht, duke përzier, shtoni miellin.

Punojeni brumin me duar derisa të krijoni një top të madh të formësuar.

Më pas ndajeni në kuleq shumë të vegjël (rreth 68 të tillë).

Në tavolinë të mbushur me niseshte, filloni të hapni kuleqët në formë petësh. Fillimisht petë më të vogla, të cilat i bashkoni nga tri dhe më pas i zgjëroni në masë të madhe (aq sa e keni tepsinë e pjekjes).

Petët i vendosni në enën e pjekjes, duke i lyer një nga një me gjalpë të shkrirë.

Kur të arrini në mesin e petëve, shtoni fëstekët e bluar dhe vazhdoni të paloni edhe petët e tjera.

Në fund prejeni sipas dëshirës dhe lyejeni mirë me gjalpë.

Pjeka duhet të bëhet në temperaturë maksimale derisa të fillojë një skuqje e lehtë. Ndërsa për 2 orë të tjera duhet të vazhdojë pjekja në temperaturë 100 gradë celcius.

Shebeti duhet të përgatitet nga 1 kavanoz sheqer me gjysmë kavanozi ujë dhe një copë limon.

Të zihet derisa sherbeti të fitojë konsistencën e duhur (provojeni nëse pika e sherbetit qëndron në gisht pa lëvizur).

Bakllavës së ftohur duhet t’i hidhet ngadalë sherbeti i nxehtë.

Sipër dekorojeni me fëstek të tjerë të bluar.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Këshilla‑shtëpiake: truket e organizimit për kuzhina të vogla — ruajtje dhe funksionalitet

Udhëzime praktike për organizim dhe ruajtje në kuzhina të vogla: si të ruani kimikatet, të maksimizoni funksionalitetin dhe të ulni rreziqet me zgjidhje të thjeshta dhe të sigurt.

Foshnja‑juaj: rutinë praktike për ushqimin dhe sigurinë gjatë drekës (6–12 muaj)

Udhëzues praktik për prindërit e foshnjave 6–12 muaj: si të përgatisni drekën, cilësinë dhe konsistencën e ushqimit, mbikëqyrjen për parandalimin e mbytjes dhe praktikat e higjienës.

Pandora: rutina të shkurtra për rikthim dhe hidratim të flokëve pas diellit

Udhëzues i shkurtër praktik për rikthim dhe hidratim të flokëve pas ekspozimit në diell, i bazuar në udhëzimet për të mbajtur trupin të ftohtë dhe të hidratuar gjatë ditëve të nxehta.

Te‑zgjedhura: ide praktike për një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi — atmosferë dhe lojëra

Udhëzues praktik për të organizuar një mbrëmje muzikore shqiptare në shtëpi: si të krijoni atmosferë, të zgjidhni repertorin dhe të përfshini lojëra që lidhin gjeneratat — pa nevojë për emra artistësh.