Farfalle Alfredo me perime

spot_imgspot_img

Përbërësit:

½ e paketimit të pastave farfalle

1 lugë gjalpë

¾ e gotës ajkë pana

1 thelp hudhër

1 gotë djath parmezan i grirë

3 lugë fasule të bardha (të konservuara)

3 lugë fasule e kuqe (të konservuara)

3 lugë bizele (të konservuara)

Majdanoz (opsionale)

Kripë dhe piper të zi

*Perimet mund t’i kombinoni sipas dëshirës, ndërsa mund të përdorni edhe llojin e mishit që dëshironi.

Përgatitja:

Pastat të zihen sipas minutazhës së shënuar në paketim.

Shkrijeni gjalpin dhe në të fërgojeni hudhrën derisa të lëshojë aromë. Më pas shtoni ajkën, parmezanin dhe kripën. Lëreni të zihet masa derisa të shkrihet djathi.

Në një enë tjetër përzieni pastat, fasulet dhe bizelet.

Mbi to hidhni salcën e përgatitur. Përzijeni mirë tërë masën.

Në këtë moment pastat janë të gatshme për servim.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Zgjidhni keqkuptimet pa ngritur zërin

Keqkuptimet zgjidhen më lehtë me bisedë të qetë. Ja si të përgatitesh, të dëgjosh dhe të vendosësh kufij që sjellin zgjidhje, jo zhurmë.

Paragjella familjare: plan javor i thjeshtë

Menu javore e balancuar, parapërgatitje 90‑min, ruajtje e sigurt dhe ndarje detyrash për familje Kosovë–Zvicër. Hapa praktikë nga fryma Paragjella te Kosovarja.

Hidratimi dhe ushqimi në ditët e nxehta

Plan i thjeshtë për pije, vakte dhe freskim të ambienteve në vapë, me kujdes të veçantë për fëmijët dhe të moshuarit. Ndiqe ditën me lehtësi.

Koleksione: si zgjasin materialet e veshjeve

Dallo materialet me sy dhe prekje, lexo etiketat me zgjuarsi dhe mirëmbaji thjesht: udhëzues praktik i Kosovarja për rroba që zgjasin dhe kapsulë familjare.