Zgjidhini problemet me thonjtë me ndihmën e natyrës

spot_imgspot_img

I keni thontë e ndjeshëm, të dobët, ju thyhen, ju qërohen? Keni problem me thonjtë? Me ndihmën disa metodave natyrale këto problem mund t’I takojnë së shkuarës.

Ndonjëherë sëmundjet e thonjve janë serioze dhe nevojitet ndihmë mjekësore (bie fjala kur flitet për ndonjë infeksion të madh), por problemet ethjeshta mund të zgjidhen me preparate natyrale.

Megjithatë ndonjëherë është I nevojshëm edhe trajtimi nga Brenda. Prandaj, krahas këshillave për trajtimin e thonjve, do t’ju këshillojmë edhe lidhur me ushqimin, dietat për thonj të shëndetshëm dhe pastrimin e mëlcisë, gjë që është shumë me rëndësi.

 Vaji

Mos jepni para për krem të fuqishëm, për duart tuaja më së miri është të blini vaj bajamesh. Masazhojini duart me këtë lloj vaji dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. (Përpiquni të gjeni vaj të pastër, organik).

Trajtim me vaj ulliri

Vaji i ullirit është shumë i rëndësishëm për trajtimin e thonjve. Mbani thonjtë 15-20 minuta në vaj të ngrohtë ulliri që t’I hidratizoni. Kjo do t’ua kthejë thonjve elasticitetin dhe shkëlqimin e humbur nga kemikalet e llakut të thonjve. Mbani duart edhe në përzierjen vaj ulliri dhe limun (3:1) rreth 10 minuta , e pas kësaj vishni doreza pambuku dhe lini ashtu gjatë tërë natës.

Truke

Personat që kanë problem me thonjtë dhe infeksionet duhet detyrimisht të mbajnë doreza sa herë që bien në kontakt me detergjente apo me mjete të tjera pastrami. Nuk është mirë edh t’I mbajë gjatë duart në ujë, sidomos në kombinim me detergjentët.

Përzierja me aloe vera është shumë e mirë për problemet me infeksionin e thonjve. Do të ishte mirë t’I lyenit përditë, të paktën derisa infeksioni të kalojë.

 Kutikulat

Për ta zgjidhur problemin me kutikulat përgatisni një përbërje me 1 lugë argjilë natyrale, një lugë vaj ulliri dhe 3 pika vaj eterik prej lavande. Përzijini këta përbërës dhe lyejini me to kutikulat.

Mëlçia

Mëlçia është organ shumë I rëndësishëm për pastrimin e organizmit, prandaj kur flitet për thonjtë është me rëndësi që problemit t’I qasemi nga brenda. Detoksifikimi I organizmit dhe pastrami I mëlcisë mund t’ju ndihmojë t’I hidhni toksinet e dëmshme, të cilat janë mbledhur në organizëm dhe mund të shkaktojnë sëmundje bakteriale të thonjve.

 Ushqimi

Për të pasur thonj të shëndetshëm dhe për t’I parandaluar sëmundjet është shumë me rëndësi edhe si ushqeheni. Në secilin vakt duhet të hani ushqime të pasura me zing (spinaq, fruta të arrës, levrek…)

Me ushqim të drejtë do të siguroni vitamine të rëndësishme dhe minerale të nevojshme për rritjen dhe forcimin e thonjve.

Përvec të tjerash, ushqimin duhet ta pasuroni me: të gjitha llojet e drithërave, ushqime të pasura me hekur dhe proteina… Nëse thonjtë tuaj janë të brishtë duhet të pini nga një gotë lëng karrotash që përmbajnë acid L-cistein, e cila është e rëndësishme për rritjen e thonjve.

Mos keni gjetur ju ndonjë preparat natyror, i cili ju ka ndihmuar t’i zgjidhni këto probleme?/kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.