Formula për tualet të pastër

spot_imgspot_img

Tualeti është një nga pjesët e shtëpisë që kërkon kujdes të vazhdueshëm, që të menjanojmë papastërtitë. Angazhohemi maksimalisht që ta mbajmë me erë të freskët dhe të zhdukim bakteriet e mikrobet.

Pastruesit e ndryshëm që blejmë për këtë proces, lëshojnë aromë të rëndë dhe përmbajnë kimikale të rrezikshme.

Po një metodë natyrale, e rekomanduar nga ekspertët, në kohë të shkurtër, na ofron të dyjat, pastërti dhe freski.

Nevojiten që në një enë të madhe plastike, të vendosim 160 gram sodë bikarboni dhe 600 mililitra lëng limoni.

Në një enë tjetër të vendoset peroksid hidrogjeni dhe gjysmë gote uthull.

Më pas kombinoni këto dy përzierje, në një vend dhe shtoni rreth 20 pika vaj esencial.

Me ndihmën e lugës, nga përbërja e krijuar formoni gjysmë topa. Këto duhet të thahen për 4 orë.

Më pas ato janë të gatshme të vendosen një nga një në tualet.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.