Gabimet që bëni gjatë gatimit të bukës

spot_imgspot_img

Qëndrimi në shtëpi për ditë me rradhë ka bërë shumë njerës të provojnë gatimin e bukës në shtëpi. E janë disa gabime të  dekurajohen menjëherë për shkak të disa gabimeve që mund të shmangen lehtë.Përzgjedhja e miellit

Në treg mund të gjeni lloje të ndryshme mielli përfshirë atë që është shumë-përdorimësh. Ky miell nuk është i përshtatshëm për çdo lloj buke.

Ekspertët e AgroËeb.org këshillojnë që të përdorni miell gruri të një cilësie të mirë dhe tu përmbaheni recetave që do të zgjidhni

Përzierja e miellit

Nëse bëni kombinime të gabuara të miellit do të përfitoni një bukë që nuk do të ketë fortësinë e duhur.

I tillë është rasti i përdorimit të vetëm të miellit integral apo përzierjes në sasi të mëdha të miellit të grurit me atë të elbit.

Maja e bukës

Aktivizimi i majasë së bukës është hap shumë i rëndësishëm në gatimin e bukës në shtëpi. Për majanë e thatë duhet të përdorni ujë të vakët.

Nëse uji është shumë i nxehtë, maja nuk vlen më. Nëse uji është i ftohtë, maja nuk do të aktivizohet.

Nëse brumi i bukës nuk fryhet atëherë korja e bukës do të jetë e trashë dhe e fortë, ndërkohë që tuli do të jetë i papjekur.

Temperatura

Brumi duhet të jetë i mbrojtur nga rrymat e ajrit.

Ai duhet të qëndrojë i mbështjellë në një vend me temperaturë të ngrohtë që të fryhet.

Nëse e lini në një vend me qarkullim ajri atëherë brumi nuk do të fryhet sa duhet.

Temperatura ideale e pjekjes së bukës në furrë është rreth 180°.

Prerja e bukës

Pas pjekjes, buka ka nevojë për pak kohë që të ftohet.

Ajo duhet hequr nga tava, duhet lënë të ftohet mënjanë dhe më pas mund të prihet në feta.

Mos provoni që të prisni bukën në feta teksa ajo është e nxehtë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutinë pas‑shkollore praktike për fëmijën tuaj

Ndërto një pasdite të qetë e të dobishme me hapa të vegjël: mbërritje pa stres, detyra me ritëm, lexim, lojë dhe ushqim të shpejtë e të shëndetshëm.

Make UP: Organizimi i kozmetikës dhe afatet

Riorganizo kutinë e make up-it, lexo saktë afatet dhe krijo një rutinë të sigurt, të thjeshtë dhe të shpejtë me këshillat praktike të Kosovarja.

Paragjella: Planifikimi i vakteve javore

Udhëzues praktik nga Kosovarja për menu javore të balancuara, parapërgatitje të thjeshtë dhe higjienë të sigurt në kuzhinë — kursen kohë dhe ul stresin.

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.