Sa kohë i duhet trupit të nënës të kthehet në gjendjen e mëparshme  

spot_imgspot_img

Shtatëzania është një ndryshim madhor që i ndodhë trupit të gruas. Ndonëse mendohet se ai kthehet në gjendje paraprake për 6 javë, trupit i duhet më shumë se kaq.

Organet në trupin e femrës lëvizin, krijohet rreth një litër e gjysmë më shumë gjak, ndërkaq se cila nënë përjeton ndryshime të mëdha hormonale.

Një hulumtim më i ri britanik ka zbuluar që gjashtë javë këndelljeje është fantazi e pastër dhe se trupit të femrës i nevojitet një vit i plotë që të këndellet nga shtatzënia dhe lindja.

Nuk është fjala vetëm për këndellje fizike, por edhe për këndellje mendore. Shumica e nënave gjenden nën presionin e madh që sa më parë të kthejnë formën, të punojnë njësoj sikur para shtatzënisë, apo që sa më parë të kthehen në vendin e punës.

Udhëheqësja e hulumtimit dr. Julie Ëray nga Universiteti Salford konsideron që femrat do të duhej të qëndronin në maternitet sa më gjatë në mënyrë që të pushonin sadopak. Ky sugjerim niset nga fakti se në Britaninë e Madhe disa spitale i lënë nënat të dalin nga materniteti gjashtë orë pas lindjes.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Këshilla praktike për kuzhinën e vogël

Kuzhina e vogël bëhet e lehtë kur hapësira, siguria dhe rutina punojnë së bashku. Zbulo zgjidhje të thjeshta për rend, ruajtje dhe parandalim të rreziqeve në shtëpi.

Nëna juaj: rutina e foshnjës

Udhëzues praktik për një rutinë të qetë me foshnjën: si ta lidhësh ushqimin, lojën dhe gjumin në cikle të thjeshta dhe të qëndrueshme gjatë ditës.

5 baza gatimesh për javën në 90 minuta

Plan 90‑minutësh me 5 baza të thjeshta që shndërrohen në vakte të shijshme gjatë gjithë javës, me këshilla ruajtjeje dhe higjiene familjare.

Kafshë‑shtëpiake: Siguria ndaj pastruesve

Udhëzues praktik për të mbrojtur qentë e macet nga pastruesit: ruajtje e sigurt, përdorim i mençur dhe hapat e parë në rast ekspozimi.