Një muaj karantinë mund të rrezikojë gjendjen mendore dhe fizike

spot_imgspot_img

Sipas rezultatit të një studimi eksperimenta mbi punëtorët kinez, më të rrezikuarit të preken nga efektet e karantinës, janë të rriturit me probleme të mëparshme shendetësore.

Një muaj mbyllje mund të rrezikojë shëndetin mendor dhe fizik të njerëzve të izoluar në shtëpi në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Kështu rezultoi studimi i karantinës i kryer në 64 qytete kineze nga Universiteti i Adelaide, Tongji dhe Sidnei.

Në drejtimin e Stephen Zhang nga Universiteti australian i Adelaide, studimi shkencor ka përfshirë 369 njerëz, tek të cilët janë analizuar efektet e një muaji karantinë.

Rezultatet tregojnë se kënaqësia e përgjithshme si dhe kënaqësia e shëndetit fizik dhe mendor bien ndjeshëm. Më të rrezikuarit janë të rriturit me probleme të mëparshme shëndetësore. Këtu hyjnë personat me sëmundje kronike, siç është diabeti.

Nga kampioni, mbi një në katër individë vazhduan të shkojnë në zyrë, 38% kaluan në punë inteligjente dhe një në 4,25%, u desh të ndërpresë punën për shkak të karantinës.

Për më tepër, u zbulua se më pak të kënaqurit me jetën e tyre gjatë bllokimit ishin personat më aktiv fizikisht, një rezultat që sipas studiuesve do të jetë e nevojshme të verifikohet në studime të mëtejshme.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hidratimi i duhur në ditët e nxehta

Mënyra e thjeshtë për të qëndruar i hidratuar në vapë: çfarë të pish, çfarë të hash dhe kur të kërkosh ndihmë, me këshilla të zbatueshme për familjen.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Vendos rend në produktet e flokëve, ruaj freskinë dhe ndiq afatet pa stres. Këtu gjen hapa të thjeshtë për kategori, ruajtje dhe etiketime inteligjente.

Receta të shpejta për javë të planifikuar

Përgatit në 90 minuta pesë baza të mençura dhe monto vakte të shijshme gjithë javën. Planifikim praktik, ide fleksibile dhe këshilla të thjeshta për ruajtje të sigurt.

Kombinime praktike për motin Kosovë–Zvicër

Shtresa inteligjente, materiale që zgjasin dhe organizim familjar që funksionon nga Kosova në Zvicër. Zbulo si të vishet e gjithë familja pa stres.