Si ta shfrytëzoni pudrën e errët gjatë dimrit

spot_imgspot_img

Gjatë muajve të dimrit lëkura e humb shkëlqimin të cilin e ka patur gjatë verës. Nëse doni që ta mirëmbani tenin edhe gjatë dimrit, pudra e errët është zgjidhja e duhur. Por duhet të jeni e kujdeshme me të, sepse nëse e shfrytëzoni gabimisht, mund të dukeni qesharake. Nëse doni ta shfrytëzoni siç duhet, lexoni se çfarë duhet të bëni e çfarë jo.

1. ZGJEDHNE NIANSËN E DUHUR PËR TENIN TUAJ

Nëse keni lëkurë më të mbyllur, mund të bleni pudër e cila është më shumë kafe ose portokalle. Nëse e keni lëkurën e çelur, zgjedhni ndonje niansë të artë. Provone në faqe para se ta bleni, në mënyrë që ta shihni se cila niansë ju rri më bukur.

2. MOS PËRDORNI PUDËR E CILA PËR DY APO TRI NIANSA ËSHTË MË E ERRËT SE LËKURA JUAJ

Nuk do ta mashtroni askënd. Nëse doni të dukeni natyrale, zgjedhni niansën me anë të se cilës do të dukeni sikur keni kaluar një ditë në plazhe, e jo një javë në ishujt e Karaibeve.

3. SHTRESONE ME STRATEGJI PUDRËN NË FYTYRË

Nëse e lyeni tërë fytyrën me pudër, do të dukeni shumë artificiale. Një shtresë të vogël vëne në faqe nën eshtrat e mollëzave, ndër hundë dhe në linjën e mjekrrës. Fërkone me gisht ose me sfungjer në mënyrë që mos të vizatohen linja të ashpra.

4. MOS HARRONI QAFËN DHE GJINJËT

Ngjyra e fytyrës, qafës dhe gjinjëve duhet të jetë e njejtë. Veni një sasi të vogël të pudrës edhe në qafë e në gjinjë.

5. SHFRYTËZONI TË KUQIN

Shumë njerëz gjatë verës fitojnë ngjyrë kafe të skuqur të lëkurës. I kuqi do ta hap fytyrën tuaj njësoj sikur të kishit ardhur nga pushimet verore. Vëne në mollëza të faqeve, pastaj me gishtërinjë përziene me pudër.

6. MOS E TEPRONI

Poenta e pudrës së errët është që të bëjë që ngjyra e lëkurës tuaj të duket pak më e mbyllur, e jo të bëhet komplet ngjyrë tjetër. Çdo herë veni një shtresë të vogël. Në të kundërtën do të dukeni qesharake. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Materialet që zgjasin garderobën familjare – Koleksione

Udhëzues i thjeshtë për të dalluar materialet që zgjasin, për të lexuar etiketat dhe për të mbajtur koleksione familjare praktike dhe të bukura më gjatë.

Dhoma e fjetjes: riciklim dhe drita kreative

Transformo dhomën e fjetjes me korniza të ricikluara, drita kreative DIY dhe tekstile të ripërdorura — me hapa të sigurt dhe ekonomikë.

Kalkulator: lëvizje të shkurtra gjatë ditës

Ndërprerje 2–3 minuta çdo 30–60 minuta: krijo kalkulatorin tënd të lëvizjeve për elasticitet, energji dhe qëndrim më të drejtë gjatë ditës.

Thonjtë dhe SPF: kujdes për lëkurën rreth tyre

Kutikulat thahen shpejt nga dielli dhe uji. Ja si t’i mbrosh me SPF dhe një rutinë të thjeshtë para/pas ekspozimit, pa irritim.