6 fakte që kurrë nuk i keni ditur për Zara-n!

Zara njihet deri tani si një nga brendet më të njohura në botë. Është një reputacion ndërkombëtar për stilin e veçantë me çmime mahnitëse, gjë që e ka mbajtur këtë brend të gjallë për vite me rradhë, duke mbetur një nga markat më të preferuara për fansat e ndryshëm. Por, ekzistojnë shumë gjëra për këtë kompani që ndoshta nuk i keni ditur dhe nuk ia keni idenë. Shihni këto fakte interesante rreth Zara-s që ndoshta nuk ia keni pasur idenë më parë.

  1. Së pari, për shkak të modës mahnitëse moderne, ju mund të mendoni se ky brend është mjaft i ri. Por, në të vërtetë ka qenë vërdallë që nga viti 1974!
  2. Pasi filloi si një biznes i vogël në një dyqan në Spanjë, Zara tani ka arritur të zgjerohet jashtëzakonisht në shumë degë! Ka mbi 2,200 dyqane të Zarës në 93 vende, duke përfshirë 78 në SHBA.
  3. Edhepse rrobat e Zarës janë me çmime shumë të përballueshme, kjo ende i takon një nga brendet më të mëdha udhëheqëse në botë, me vlerë prej 11.3 miliardë dollarë!
  1. Dhe, pronari i Zara-s patjetër që përfiton nga përfitimet që e mbajnë të gjallë këtë brend të suksesshëm. Armancio Ortega, bashkë-themelues i markës, gjithnjë përballet me Bill Gates për vendin e parë si njeriu më i pasur në botë. Aktualisht, ai posedon vlerë prej 67 miliardë dollarë!
  2. Dhe bashkë-themeluesja e ndjerë (gruaja e Ortega-s), Rosalia Mera, definitivisht ndryshoi historinë. Ajo ishte gruaja më e pasur vetë-krijuese që kishte ekzistuar dhe posedonte vlerë prej 6.1 miliardë dollarë gjatë kohës para vdekjes së saj.
  1. A e dini pse Zara gjithmonë është në krye të lojës së modës? Sepse është gjithnjë në lëvizje dhe punë! Zara është në gjendje të dizajnojë, zhvillojë dhe prodhojë produkte brenda pak javësh (dy javë). Kjo paraqet kursim të madh të kohës në krahasim me muajt që marrin brendet tjera për realizimin dhe lansimin e produkteve të reja!