Për shkak të mënyrës moderne të jetesës gjithnjë e më shumë femra e “humbasin” prapanicën: Ngriteni atë me anë të ushtrimeve!

spot_imgspot_img

Ekspertët e fitness-it thonë se gjithnjë e më shumë femra e humbasin linjën e cila e ndanë prapanicën nga kofshët, për shkak të stilit joaktiv të jetesës. Në këtë vend toni i muskujve është më pak i zhvilluar dhe për këtë shkak prapanica dhe kofshët duken si e njejta pjesë e trupit.

Ky grup muskujsh zhvillohet gjatë qëndrimit në këmbë, ngritjes dhe ecjes. Që të rrini drejtë, duhet t’i keni këta muskuj.

Supozohet se këta muskuj nuk janë të zhvilluara për shkak të natyrës së shumicës së punëve në ditët e sotme, të cilat kërkojnë uljen në karrigë në tavolinën e punës.

– Duket sikur prapanica ka rënë tek këmbët, sepse nuk ka çfarë e mban të ngritur. Ky fenomen nuk është i trashëguar, por është rezultat i tonit të muskujve dhe definimit të tyre. Dikujt për shkak të gjenetikës mund t’i bëhet e rëndë fomimi i këtyre muskujve, por problemi kryesisht është në vetë tonin e këtyre muskujve – thotë Valeri Semalski, instruktore e pilates-it në Nju-Jork.

Nëse juve ju neverit ky problem, mund ta zgjidhni me ushtrime, ngritjen e këmbëve, pompat e këmbëve, ngritjen e peshave me këmbë. Pra, mund të keni prapanicën e ngritur nëse ushtroni rregullisht.

– Prapanica mund të “bëhet”. Nuk është e thënë të keni prapanicë të madhe, por me anë të ushtrimeve të caktuara krijohen muskujt dhe do të keni fryrje aty ku më parë nuk keni patur – thotë Mishel Velaskez, instruktore e joga-s.

Ato të cilat nuk e kanë këtë kalim ndërmjet kofshëve dhe prapanicës, zakonisht e fitojnë kur mbajnë pantallone xhinse. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.