Simitë me djath

spot_imgspot_img

Përbëresit

  • 600 gr.miell,
  • 4 vezë,
  • 1 lugë e vogël sheqer,
  • 150 gr.margarinë,
  • 1 katrorkë madhësie shkrepëse maja e freskët,
  • 2 dcl qumësht,
  • 1 lugë e vogël kripë,
  • 200 gr.djath i fortë.

Udhëzime

  1. Maja ulet me pak qumësht,1 lugë e vogël sheqer dhe pak miell.
  2. Përzihet mirë dhe qëndron në vend të ngrohtë gjersa të vijë.3 vezë dhe një e verdhë veze tunden.
  3. Shtohet qumështi i vakët,kripa,maja e ardhur dhe mielli.
  4. Pasi përzihet mirë dhe ngjeshet,brumi ndahet në 6 toptha.
  5. Pesë petët hapen, lyhen me margarinë të shkrirë dhe vehen njëra mbi tjetrën,kurse mbi petën e gjashtë hidhet djathi i kaluar në rende ose i troshitur.
  6. Pëtët e hapura mbështillen në role,priten në pjesë trashësie1,5-2 cm.dhe palosen në tepsi të lyer me yndyrë të larguara njëra nga tjetra,në mënyrë që ato të piqen njëlloj nga të gjitha anët.
  7. Pasi të vijë brumi 45 min.lyhen me të bardhë veze dhe tepsia futet në furrë të nxehtë me temperaturë 180 gradë C për t’u pjekur afro 30 min.
kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.