Kremi i Kleopatrës për fytyrë dhe trup

spot_imgspot_img

Ju sjellim recetën për krem krejtësisht natyral për fytyrë dhe trup, i cili përmban gjithçka që i nevojitet lëkurës suaj për tu bërë e butë, e pastër, më e bukur dhe e mirëmbajtur.

Udhëzimin e kemi gjetur në blogun Nurturinghealththroughnature dhe kremin nuk është vështirë për ta bërë.

Xhejms nga blogu i lartëpërmendur ka vendosur që t’ia kushtojë këtë krem udhëheqëses së njohur egjiptiane Kleopatrës.

Ju nevojitet:

Grupi i vajrave:

  • 20 gram dyll bletësh
  • 1/3 filxhan vaj kokosi
  • ½ filxhan vaj ulliri (apo susami, bajame)
  • 1lugë vaj eterik të luleve apo ndonjë tjetër që ju e preferoni, të butë për lëkurë, edhe pse për këtë përbërës nuk nevojitet.

Grupi i ujit:

  • 100 ml aloe vera xhel
  • 150 ml ujë trëndafili

Kremin e bën marrëdhënia me bazë uji dhe vaji – 50:50.

Shkrijeni dyllin dhe vajin e kokosit në avull. Përzieni aloe vera dhe ujin e trëndafilit dhe lërini të rrinë.

Dyllin e shkrire dhe vajin hiqini nga uji dhe lërini që masa të ftohet- le të jetë e nxehtë për prekje por jo shumë. (vetëm kini kujdes që vaji e dylli mos të ngurtësohen përsëri).

Në këtë masë të vakët hidhni vaj ulliri dhe përzieni. Shtoni vajin eterik, nëse e përdorni. Menjëherë përzierjen vendoseni në mikser. Lehtë përzini përbërësit dhe hidhni përzieni aloe vera dhe ujin e trëndafilit- pak nga pak. Përzieni deri sa të fitoni masë homogjene.

Do të fitoni 50 ml krem për fytyrë dhe mund ta ruani në enë xhami. Në vend të ujit të trëndafilit mund të përdorni edhe ujë të filtruar. Është interesante që ky krem ka afat të gjatë – deri në një vit. Përdoreni në fytyrë të pastër sipas nevojës, por më së miri në mëngjes. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Fëmijët në kursimin e energjisë në shtëpi

Ktheje kursimin e energjisë në lojë familjare: rutina të thjeshta, siguri nga kimikatet dhe ide praktike për hapësira që i ndihmojnë fëmijët të kujtohen vetë.

Materiale dhe shtresa për mot të ndryshueshëm

Shtreso me mençuri për klimën Kosovë–Zvicër: materiale që thajnë shpejt, izolim i lehtë dhe xhaketa të ajrosshme, me këshilla praktike nga Kosovarja.

Shoqëria & familja: koha pa telefona

Si të vendosësh rregulla të thjeshta dhe aktivitete të gëzueshme pa telefona që sjellin familjen më afër, me udhëzime praktike nga Kosovarja.

Riparime të vogla që zgjasin rrobat – Trend

Riparime të thjeshta zgjasin jetën e rrobave dhe kursejnë buxhetin. Ja si t’i bësh në shtëpi dhe si t’i lidhësh me një garderobë kapsulë.