Dashuria e nënës ndikon në madhësinë e trurit të fëmijes

spot_imgspot_img

Hulumtimet dhe krahasimi i trurit të skanuar tek dy dhe tre-vjeçarët, kanë zbuluar fakte tronditëse rreth asaj se si dashuria e nënës ka një ndikim në zhvillimin e fëmijës.

Pamjet rrëqethëse zbuluan se truri në anën e majtë, i cili është i një djali normal tre-vjeçar është konsiderueshëm më i mëdh dhe përmban më pak rajone të errëta, krahasuar me trurin në anën e djathtë, i cili gjithashtu i takon një trevjeçari, i cili ka përjetuar neglizhencë ekstreme.

Neurologët thonë se ndryshimi në madhësinë e trurit të tyre është shkaktuar kryesisht nga mënyra se si janë trajtuar nga nënat e tyre. Në shikim të parë, duke shikuar trurin e djathë do të thotë se fëmija ka pësuar një dëmtim ose sëmundje në të kaluarën, por ekspertët thonë se e vërteta qëndron në faktin se ajo ka të ngjarë që të jetë neglizhuar nga nëna, ndërsa fëmiu tjetër me trurin më të madh dhe më mirë të zhvilluar, është më i rritur nga dashuria dhe përkrahja e familjes.

Ashtu është cekur nga studijuesit, në edicionin britanik të Sunday Telegraph, fëmija me trurin më të madh do të jetë më i zgjuar dhe do të zhvillojë aftësitë më të mira sociale, në krahasim me fëmijën, të cilit (truri në anën e djathtë), ka një shans më të lartë të bëhet i varur nga droga, varësitë kriminale apo mund të bëhet një person i papunë, e cila ngjanë në shumicën e rasteve. Kjo varet edhe nga ndihma shtetërore pastaj. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, fëmijët të cilët janë lënë pas dore nga nënat e tyre në fëmijëri, janë subjekt për probleme të mëdha shëndetësore.

Profesor Alan Shore, nga Universiteti i Kalifornisë, Los Angeles (UCLA), thekson se në dy vitet e para, foshnja mbështetet në marrëdhëniet e tij me nënën, kryesisht për shkak të zhvillimit të trurit. Ai shtoi se 80% e qelizave të trurit gjatë dy viteve të para të jetës, mund të ndikojnë në njerëz gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës së tyre.

Studimi gjithashtu tregon edhe një fakt tjetër. Konkretisht, nënat që shpërfillin fëmijët e tyre në një moshë të re, nuk do të kenë një tru të zhvilluar plotësisht, dhe kjo sjellje është një rreth vicioz. Megjithatë, ajo mund të ndalet nëse ka ndërhyrje të hershme dhe mbështetje të familjes.

Një tjetër studim arriti në përfundim se fëmijët të cilët kanë një dashuri të nënës dhe vëmendjen e saj në një fazë të hershme të jetës, janë më të zgjuar dhe më mirë përgjigjen ndaj stresit. /kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dekorime: Hyrja që mirëpret — ide funksionale për rregullimin dhe organizimin e hyrjes së shtëpisë

Sugjerime praktike për të krijuar një hyrje funksionale që organizon sende dhe rrit sigurinë në shtëpi, me fokus tek ruajtja e kimikateve dhe parandalimi i helmimeve.

Make‑up: Sistem i thjeshtë për organizimin e produkteve dhe kontrollin e afateve të përdorimit

Udhëzime praktike për të mbajtur kozmetikën dhe produktet për flokë të organizuara, si edhe për t’u siguruar që përdorimi i tyre nuk dëmton flokët. Fokus në praktika të miratuara nga dermatologë për mbrojtje nga dielli, trajtim pas notit dhe sjellje të përditë

Udhëtime: Bagazhi i dorës për udhëtime të shkurtra — udhëzues paketimi praktik pa rregulla të kompanive

Udhëzues praktik për paketimin e bagazhit të dorës për 1–3 ditë, me fokus te dokumentet, medikamentet, deklarimet doganore dhe mjetet zyrtare që ndihmojnë për një udhëtim të qetë.

Shoqëria & familja: Kohë cilësore pa telefona — ide praktike për mbrëmje dhe fundjavë

Si të organizoni mbrëmje dhe fundjava pa telefona për të forcuar lidhjet familjare: rregulla të thjeshta, mënyra të mira komunikimi dhe ide konkrete për aktivitete që nxisin dëgjimin dhe kohën cilësore së bashku.