„Kunata si nata“ Tuna dhe Nora Istrefi nuk i kanë aspak punët mirë dhe këto foto tregojnë gjithçka

Në shtëpinë e Nora Istrefit dhe Robert Berishës sot ka festë. Vajza e tyre e vetme Renée feston datëlindjen e katërt, dhe ashtu siç e kërkon ‘’tradita”, dy artistët e njohur kanë organizuar gjithçka në detaje për të kënaqur vogëlushen e tyre, të cilës për të dytin vit radhazi do t’i mungojë kushëriri i vogël, Tiani.

Për fat të keq problemet e të rriturve trashëgohen edhe tek të vegjlit, e mesa duket vogëlushët e Norës dhe Tunës nuk i shpëtojnë dot këtij rregulli të pashkruar. Disa ditë më parë, djali i Tunës dhe instrumentistit Patris Berisha fryu qiriun e dytë mbi tortë, në një super festë në fermë ku nuk munguan emra të njohur të skenës, por Nora dhe xhaxhai i tij Robert nuk ishin të pranishëm. Dy çiftet e njohura kanë folur hapur për problemet dhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme mes tyre, duke u përpjekur t’i lënë fajin herë njërës palë e herë tjetrës, e mesa duket situata ka dalë pak nga kontrolli duke ndërprerë çdo komunikim mes tyre.

Megjithatë ndonëse kanë kaluar thuajse dy javë nga datëlindja e djalit të Tunës dhe Patrisit, këngëtarja e njohur e shumë hiteve duket se ka vendosur t’i hedh benzinë zjarrit duke publikuar ditën e djeshme disa foto nga festa, në krah të kunatës së saj të madhe dhe vajzave të saj

Por jo vetëm kaq, e konsideron shoqe. Të jetë vallë një kunj për Norën apo thjesht një postim i rastësishëm?

kosovarja.ch