Për një bark të sheshtë pa stërvitje – epo, si?

Gjithnjë e më shumë njerëzit nuk kanë kohë për ushtrime dhe regjim të veçantë të ushqimit për shkak të ritmit të shpejtë të të jetuarit, por edhe mungesës së kohës. Krahas me këtë, ka gjithnjë e më shumë femra që janë të pakënaqura me pamjen e tyre, sepse nuk kanë pak më shumë kohë t’ia kushtojnë vetes.

Por, për gjithçka mund të gjindet zgjidhje, dhe kështu edhe për këtë „problem“. Mësoni se si mund ta zvogëloni barkun tuaj dhe ta bëni të rrafshtë, pa stërvitje dhe dieta të vështira.

1. Tërheqja e barkut

Tërheqja e barkut është ushtrim i shkëlqyer për rrafshimin e barkut. Është i thjeshtë, i lehtë, dhe gjithashtu i trajnoni edhe muskujt. Përveç kësaj, mund ta ushtroni kudo dhe kurdo që dëshironi – në punë, gjatë shetitjes, gjatë udhëtimit. Bëni disa seri të ushtrimeve për disa minuta – mbani barkun të tërhequr, dhe pastaj e relaksoni për disa minuta. Mund të ushtroni në numër dhe kohë të pakufizuar.

2. Më shumë ujë

Siç, me siguri edhe ju e dini, uji është më i rëndësishëm për arritjen e çdo qëllimi që dëshironi; nëse dëshironi të dobësoheni në përgjithësi apo vetëm të rregulloni pamjen e barkut, siç është në këtë rast. Kur nuk pini ujë të mjaftueshëm, trupi juaj e mbanë atë për hidratim, dhe për këtë arsye barku rritet. Kur pini mjaft ujë, nuk do të ketë nevojë për ruajtjen e tij në bark, kështu që edhe barku juaj do të jetë më i sheshtë. Duhet të pini mesatarisht 1,5 deri 2 litra ujë në ditë.

3. Kefiri

Kefiri është një ushqim i shëndetshëm i cili prodhohet duke i shtuar kulturë kefiri (simbiozë bakterie të acidit laktik) qumështit të lopës (apo qumësht dhie) dhe pastaj lihet dy ditë në qumësht. Pastaj qumështi fermentohet dhe krijohet kjo pije e shijshme. Kefiri është i shëndetshëm për zorrët dhe përmirëson punën e tyre, gjë që natyrisht ndikon edhe në pamjen e barkut. Më së miri është ta pini në mes të vakteve, por mund ta pini edhe në mëngjes dhe në mbrëmje – me rëndësi është që ta shtoni në ushqimin tuaj të përditshëm.

4. Përtypja e ushqimit

Nuk na kanë mësuar për asgjë se ushqimin duhet ta përtypim minimum 30 herë. Ky rregull është shumë i rëndësishëm, sepse në këtë mënyrë ushqimi në gojë shpërbëhet mjaftueshëm që të mos krijojë mundim në stomak, gjegjësishtë, organizmi e ka më të lehtë ta tretë atë. Barku kështu nuk zgjatet, por do të mbetet i sheshtë. Gjithashtu, me përtypje më të gjatë, do ta shijoni më mirë ushqimin dhe do të ngopeni pas një kohe të shkurtër (që është e shkëlqyer për peshën).

kosovarja.ch