Pije për ditë të ftohta – Verë e zier me mollë

Egzistojnë lloje të ndryshme të variacioneve mbi një temë, kur behet fjalë për pijen e preferuar te të gjithëve. Ne ua sjellim receten për verë të zier me mollë. Për përgaditjen ju duhet 20 minuta, përbërsit janë per 2 persona.

Vendosni verën, lëng molle, copëza të thara molle, sheqer, kanellë, xhenxhefil, karafil dhe copeza të lëvores portokallit, në një enë.

Kur të vlojë, zvogelojeni ngrohtesinë në me të ulten dhe zijini ato edhe 5 deri ne 10 minuta, që erezat të lëshojnë tërë aromen e tyre.

Hiqni kanellen, karafilin dhe levoren e portokallit.

Para se të servoni, në verën e vluar mund të shtoni një luge ose me shumë me leng portokalli. Është cështje e shijes.

Servojeni të ngrohta në gota te pershtatshme të cilat jane rezistente ndaj nxehtësisë. Embelsojini sipas dëshirës.

Këshille: Në verë mund të shtoni edhe mollë të thata.Për shëmbull, vendosni copëza të thata molle që do të zihen dhe të zbuten, vera do të merrë një aromë të këndshme.

Receta:

  • 400ml, Verë e bardhë
  • 250ml, Lëng molle
  • 2 luge, Sheqer
  • 1 grusht, Copëza te mollës
  • 4 Karafil
  • 1 shkopinj, Kanellë
  • Gjysme luge, Copëza levore të portokallit
  • Ne maje te luges, Xhenxhefil
  • 1 luge, Lëng portokalli
kosovarja.ch