2.8 C
Priština
More

    9 shenjat që tregojnë se lidhja juaj është më shumë se sipërfaqësore

    spot_imgspot_img

    Në çdo lidhje romantike, vjen një moment kur një flirt i rastësishëm thellohet në diçka më kuptimplote. Nëse keni qenë në lidhje për një kohë të caktuar- mjaftueshëm për të ditur se a e pëlqeni atë person, duhet të pyesni veten nëse lidhja juaj ka potencial për një të ardhme të vërtetë, ose thjeshtë jeni duke e provuar fatin në nivel sipërfaqësor. Ju dhe partneri juaj, duhet Patjetër të keni diçka të përbashkët, përndryshe nuk do e kishit filluar lidhjen. Por, a është kjo lidhje e përbashkët një tërheqje fizike, sensi i humorit apo të shprehurit e dashurisë, çfarëdo qoftë ajo, sa më shumë që keni për ti ofruar njëri tjetrit aq më e qëndrueshme është lidhja juaj. Vetëm koha do të tregojë se sa do të zgjasë dhe do të rritet marrëdhënia juaj, por hedhni një sy disa nga shenjat e rëndësishme që lidhja juaj nuk është sipërfaqësore:

    1. Përpiqeni të kaloni kohën vetëm së bashku, jo në shoqëri të të tjerëve

    Nëse tentoni të mbani një lidhje të varur në grup, mund të jetë shumë e vështirë sepse nuk mund të thelloheni ndaj njëri-tjetrit. Nëse arrini të kaloni kohë vetëm së bashku, duke pasur biseda të vërteta, atëherë në fakt mund të njihni më mirë njëri-tjetrin.

    1. Keni tejkaluar momente të vështira së bashku

    Natyrisht, ne të gjithë mendojmë se jeta jonë do të jetë e lehtë dhe e kënqashme gjatë gjithë kohës, por momentet e vështira- nga sëmundjet, dramë familjare, konflikte në punë, mund të tregojnë shumë nëse një marrëdhënie mund të zgjasë. Nëse partneri juaj mund t’ju mbështesë gjatë një momenti të keq në jetën tuaj, kjo është një shenjë se lidhja juaj është përtej sipërfaqësore.

    1. Zhvilloni lirshëm biseda të thella me njëri-tjetrin

    Nëse keni një lidhje të vërtetë me dike, bisedat tuaja do të jenë të mira dhe pa vështirësi në të shprehurit. Dhe, më e rëndësishmja, ju gjithmonë do gjeni kohë për të biseduar rreth një filmi të caktuar, ngjarje inetersante nga jeta, familja dhe ndjenjat tuaja.

    1. Kaloni më shumë kohë së bashku

    Nga kalimi i fillimit të lidhjes, në një marrëdhënie të vërtetë dhe të thellë, ju do të kaloni gjithnjë e më shumë kohë së bashku. Nëse jeni në lidhje me muaj të tërë dhe kënaqeni të shihni njëri-tjetrin shpesh e më shpesh, kjo është një shenjë se ju e kërkoni praninë e partnerit dhe se keni një lidhje të shëndoshë.

    1. Ndiheni rehat duke qenë vetvetja

    Kur ju keni një lidhje të forte me dike, ju ndiheni rehat duke qenë vetvetja dhe i vërtetë. Kjo nuk do të thotë që duhet përnjëherë ti thoni troç të gjitha, por thjeshtë ndjeheni të lirë të shprehni mendimin tuaj.

    1. Ju nuk dilni në takim vetëm kur e keni kohën e përshtatshme

    Të dalësh në takim kur ke shumë kohë të lirë, nuk është fare problem dhe është mjaft e lehtë. Megjithatë, nëse jeni tmerrsisht i zënë dhe ju ende gjeni kohë për të kaluar me personin që pëlqeni, kjo është një shenjë që ju jeni të inetresuar për diçka më shumë.

    1. Jeni i përfshirë në jetën e njëri-tjetrit/shokët/familja

    Me rritjen dhe forcimin e lidhjes suaj, të dy do të përfshiheni në jetën e njëri-tjetrit. Nëse thjeshtë vazhdoni të kaloni me njëri-tjetrin, pa i njoftuar kurrë miqtë apo anëtarët e familjes, atëherë keni nevojë të mendoni rreth kësaj lidhje se sa e thellë mund të jetë realisht.

    1. Jeni në gjendje të udhëtoni së bashku

    Udhëtimi me një person mund të jetë i vështirë, edhe nëse nuk jeni në një lidhje romantike. Nëse jeni në gjendje të kaloni një fundjavë turistike diku larg me partnerin tuaj të ri- duke eksploruar vende dhe duke bërë gjëra pa e lënduar njëri-tjetrin, kjo mund të jetë një shenjë se jeni në pajtueshmëri dhe se lidhja juaj është në nivel më të thellë.

    1. Bëni më tepër se sa vetëm seks

    Seksi është një pjesë e rëndësishme e një marrëdhënie, por nëse ju dhe partneri juaj kaloni më shumë kohë poshtë krevatit se sa të lidheni emocionalsiht, atëherë ju nuk mund të keni shumë gjëra të përbashkëta përveç tërheqjes fizike./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...