9 rregulla të arta për nënat që kanë djem!

spot_imgspot_img

Të qenurit prind i vetëm, sidomos një nënë që ka rolin e dyfishtë prindëror, është një nga detyrat më të rënda por njëkohësisht kuptimplote. Në vazhdim po ju japim disa rregulla kryesore të besimit dhe krijimit të një lidhje të afërt me djalin tuaj:

1. Asnjëherë mos u tallni me djalin tuaj

Për një mashkull, tallja e një femrë është gjëja më traumatike që mund ti ndodhë atij. Nuk ka rëndësi nëse e bëni me buzëqeshje apo thjeshtë pa qëllim, tallja është diçka që nuk harrohet kurrë!

2. Gjithmonë përgjigjuni pyetjeve të tij

Në çdo kohë dhe moshë! Nuk duhet të thuani do ta mësosh kur të rritesh apo më vonë, jini të gatshëm ti përgjigjeni për çdo pyetje që mund të ju kërkojë.

3. Pyeteni për këshilla kur ju merrni vendime

Nuk mund ta merrni me mend se fëmija juaj mund të zgjidh ndonjë problem që ju nuk keni mundur te jepni vendimin e duhur. Komunikoni me djalin tuaj, ta ndjejë edhe ai se është anëtar i vyer i familjes, dhe ndoshta ka një sugjerim të mirë. Mbështeteni djalin duke e lejuar në procesin e vendimmarrjes.

4. Harroni fjalët “Unë të thash këshu”!

Harroni këtë lloj frazë përgjithmonë.ju nuk duhet të konkuroni me fëmijën tuaj për çdo gjë. “Unë të thash kështu” reflekton një lloj konkurence në të cilën nëna është e lumtur për fitoren e saj. Merreni me qetësi dhe ai do të vijë vet për të kuptuar.

5. Lavdërojeni

Në vend që të thuani “mirë, por kjo duhet rregulluar”, thuani thjeshtë “super”. Me kohë fëmija juaj do të mësojë se cilat gjëra duhet përmirësuar apo rregulluar në jetë.

6. Mbështetni ëndrrat e tij

Nëse ju flet vazhdimisht për profesionin e tij të ardhëm, mbështeteni, duke e inkurajuar për të lexuar shumë libra, mos ia prishni ëndrrat, në fund fare ai vet do të vendos se çfarë do të vazhdojë për studime.

7. Nëse fëmija juaj është duke qarë…

Kjo nënkupton se ka ndodhur diçka e keqe. Pavarsisht se sa banale mund të jetë arsyeja, duhet të gjeni mënyrat më të mira për ta qetësuar fëmijën.

8. Mos i jepni atij leksione

Nuk besoj se këtu nevoiten komente shtesë, leksionet janë diç që mund ta irritojnë secilin.

9. Ju jeni gjithmonë në anën e tij

Jo vetëm në fjalë, por edhe në veprat tuaja. Ju kurrë nuk duhet të jeni në anën e mësuesve që ankohen rreth tij. Para syvev të fëmijës suaj, ai gjithmonë ka të drejtë! Nëqoftëse ndiqni këto rregulla, përgatituni deri në pyetjet më intime nga ana e djalit tuaj. Me fjalë tjera, djali juaj do të ketë besim të plotë tek ju – gjë që paraqet ëndrrën e çdo nëne./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Horoskopi argëtues për 12 shenjat (19 gusht 2026): dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat më 19 gusht 2026: sinjale të dashurisë, momente vendimtare në punë dhe ide të thjeshta për mirëqenie. Lexo me kujdes e shijo humorin!

Zgjidhje tech për përditshmërinë: aplikacione dhe pajisje që thjeshtojnë organizimin e shtëpisë

Si të përdorni aplikacione dhe pajisje për të kursyer kohë dhe për të mbajtur rregullin në shtëpi, duke ndjekur praktikat e sigurisë së rekomanduara nga NCSC.

Rregullimi i hyrjes së shtëpisë: ide praktike për një pamje mikpritëse dhe funksionale

Si ta organizoni hyrjen e shtëpisë që të duket mikpritëse dhe të jetë praktike: ide për mobilim, ruajtje, siguri ndaj kimikateve dhe një listë kontrolli për mirëmbajtje të përditshme.

Si t’i organizoni produktet e make-up dhe si të lexoni afatet e përdorimit

Udhëzime praktike se si t’i organizoni produktet e make-up, si të lexoni etiketat dhe si të kontrolloni afatet e përdorimit për siguri dhe rezultate më të mira.