Shoqëria shpesh vë kërkesa të mëdha për femrat: ato duhet të jenë nëna, bashkëshorte, bija, mike, femër e suksesshme në punë… Këto kërkesa shpesh herë edhe mund ta dëmtojnë femrën. Julia Sviyash shkruan pikërisht për këtë ide.

1. Një femër e vërtetë nuk e ndjek vazhdimisht lumturinë.

Një femër e vërtetë nuk e këkron vazhdimisht lumturinë e saj për një të ardhme të mirë, për nesër për vitin e ardhsëm, ajo thjeshtë jeton ditën e sotme dhe është prezente në lumturinë e saj.

2. Momenti i tanishëm është gjëja më intersante dhe e rëndësishme për të.

Natyrisht ajo ka plane për të ardhmen, por nuk pret për nesër, ajo jeton sot.

3. Të jesh femër është një privilegj dhe ajo e kupton këtë.

Femra e vërtetë admiron dhe vlerëson faktin se ka lindur një femër. Ajo e ndjen këtë dhe kultivon feminitetin e saj në të gjitha nivelet e brendshme (emocione, ndjenja, mendime), por edhe të jashtme (sjellje, veshje, mirëmbajtje e trupit).

4. Ajo jeton në ritmin e saj

Kur ritmi i jetës është shumë i ngadalshëm, ne nuk mund ti gëzohemi asaj, kur është shumë i shpejtë, nuk kemi kohë për ta shijuar atë. Secili prej nesh ka ritmin e vet të jetës. Një femër e vërtetë e ndjen dhe jeton në harmoni me të. Ajo menaxhon rrugën në jetën e saj dhe është e aftë të vendos vet nevojat, kërkesat dhe rrethanat në jetë.

5. Ajo është prioritet për veten e saj

Kjo nuk nënkupton se ajo është egoiste, e pandjeshme, indiferente apo cinike. Ajo thjeshtë e kupton se nuk është mirë të ndërhysh në jetën e të tjerëve dhe jeton pa frikë jetën e saj. Ajo shfaq interes për veten dhe respekton hapësirëne saj personale si diçka shumë të çmuar. Dhe pavarsisht kësaj, ajo është në gjendje ti ndihmojë të tjerëve dhe ti mbështesë për çdo gjë.

6. Ajo nuk ka nevojë për një “listë përshkrimesh” për t’u treguar njerëzve

Secila femër e merr këtë listë në fëmijëri- nga prindërit, mësuesi, fqinjët, të afëmrit, miqtë dhe kolegët. Dhe tërë jetën e kalojnë duke iu përkushtuar këtyre gjërave të paracaktuara. Një femër e vërtetë ka qëllimet e saj për jetën, vet i krijon dhe realizon ato. Dhe, nëse qëllimet e saj nuk plotësojnë standardet e shoqërisë, asaj nuk i intereson fare, nuk është problemi i saj dhe nuk lejon që të tjerët të vlerësojnë mënyrën e jetës së saj. Një femër e vërtetë nuk merr miratimin e të tjerëve për gjërat e saja personale, ajo e bën vet sepse e di më të mirën për veten e saj.

7. Ajo është rritur nga të qenurit një “vajzë e mirë”

Një vajzë e mirë është thjeshtë një vajzë. Ajo ka një synim që të jetë e mirë për të marrë miratimin e të tjerëve, edhe nëse dëshirat e saja janë krejtsisht të kundërta. Lloji i vajzës së mirë jeton me parimin për ti kënaqur nevojat e të tjerëve duke anashkaluar të sajat.

Një femër e vërtetë lë anash në të kaluarën këtë “vajzë të mirë” si dhe kërkimin e vazhdueshëm për lavdërata dhe miratim nga të tjerët. Ajo nuk injoron mendimet e të tjerëve, por thjeshtë nuk vepron kundër interesave të saj.

8. Vetmia është një dhuratë për të

Një femër e vërtetë e vlerëson kohën kur ajo është e vetme. Ajo nuk përpiqet që të sjellë njerëz të rastit në jetën e saj vetëm mos të qëndrojë e vetme. Për të, të kalosh kohë me veten është diçka shumë e çmuar. Është koha më e mirë për të mbushur jetën me qetësi dhe kuptim.

9. Asaj i pëlqen gjithmonë mosha e saj

Një femër e vërtetë përfiton nga mosha e saj. Për atë nuk është kufizim të bëjë gjëra në moshë që ndoshta i takojnë viteve të 20 të saj. Kjo është vetëm një justifikim për të përdorur moshën vetëm sa për të fshehur frikën apo tabutë e brendshme.

Një femër e vërtetë mund të bëjë gjithçka në çdo moshë. Kjo është arsyeja pse nuk ndjen keqardhje për asgje, sepse i provon gjërat, kujdeset për veten dhe përpiqet vazhdimisht. Ajo e kupton se çdo moshë ka bukurinë, seksualitetin dhe tërheqjen e saj.

kosovarja.ch