9 mënyra për ta bërë shtëpinë tuaj më të rehatshme dhe të ajrosur

Drita e mjaftueshme jo vetëm që i jep shtëpisë tuaj një frymë të re të ajrit të freskët dhe të jetës, por i jep asaj një shpirt. Për të bërë edhe shtëpinë tuaj të freskët dhe të gjallë nuk duhet të ndani fonde shtesë. Ne kemi përgatitur për ju disa ide që ju mund të aplikoni në shtëpinë tuaj.

  1. Detergjentët hidhni në enët nga qelqi në formë të bukur, në këtë mënyrë do të lani enët me kënaqësi dhe njëkohësisht kuzhina juaj do të duket më e sofistikuar.
  2. Gjallërojeni dhomën e ngrënies tuaj duke e zgjatur një litar nga këndi në kënd për të vënë në të peshqir letre (peceta) dhe peshqir të vogla. Kjo nuk është një ide e veçantë, por do të jap gjallëri në dhomë të ngrënies.
  3. Në peceta mund të shkruani disa shaka me ngjyra për rroba. Shakatë kishte qenë mirë të janë rreth gatimit, të tilla si: „kurrë mos i besoni një kuzhinieri të dobët.“
  4. Le të jetë natyra frymëzimi i juaj. Bëni një shëtitje dhe përpiquni të gjeni gjethe, thupra, guaca, në varësi se ku jetoni, dhe në këtë mënyrë të futni natyrën në shtëpitë tuaja, e cila e këndon këngën, dhe pa e shpenzuar as një dollar të vetëm.
  5. Kur keni mysafir ndizini qirinj në qirimbajtëse të cilët mund të bëni nga guaca dhe porcelain i vjetër ose qelqi. Kjo do të fut në shtëpinë tuaj një erë të detit
  6. Në kanaçe bosh të kompoteve futini bimët e egra. Nëse keni enë nga qelqi bosh edhe më mirë. Me këtë do të ringjallni shtëpinë tuaj dhe ju nuk do të harxhoni shumë të holla për kristale.
  7. Organizoni librat sipas ngjyrave. Kjo do t’i japë ngrohtësi dhomës.
  8. Edhe shtëpia më e vogël është e parezistueshme në qoftë se është e pastër, kështu që mbajeni shtëpinë në mënyrë më të mirë të mundshme.
  9. Hiqni perdet, jepini hapësirës ​​mundësi për të marrë frymë. Rrezet e diellit na bëjnë të lumtur, këtë e kanë dëshmuar studimet e shumta.

kosovarja.ch