19.2 C
Priština
More

    9 gjëra që nuk i keni ditur rreth teshtitjes

    spot_imgspot_img

    Sezoni i gripit dhe të ftohtit kalon ndërsa ajo çka mbetet është teshtitja, sepse has në alergji të pranverës. Teshtitja është refleks i kushtëzuar për të cilin ne dijmë shumë pak. Këtu janë disa fakte që ndoshta nuk i dini.

    1. KUR JU TESHTINI AJRI UDHËTON ME SHPEJTËSI 160 km/h

    Kjo është të paktën sipas disa të dhënave. Një numër i djemve kurreshtarë në emisionin “MythBusters” kanë matur teshtitjen e tyre dhe erdhën në përfundim se ajri lëviz në 48-56 Km/h.

    2. BAKTERIET QË I HUDHNI GJATË TESHTITJES MUND TË ARRIJNË SHUMË LARG

    Disa pohojnë se bacilet janë në varg prej një metër e gjysmë, ndërsa të tjerët vlerësojnë se mund të fluturojë deri në 9 metra.

    3. ME TESHTITJEN RIGJENEROJMË KANALET E HUNDËS

    Hulumtuesit në vitin 2012 zbuluan saktë pse teshtijmë. Kur hundët tona mbushen me bakterie, atëherë paraqitet nevoja për teshtitje. Kur teshtijmë siç duhet, ne hudhim grimcat e “këqija” si dhe pastrojmë kanalet e hundës.

    4. RREZET E DIELLIT NJË NGA SHKAKTARËT E TESHTITJES

    Ftohjet, gripi dhe alergjitë nuk janë vetëm këto faktorë për teshtitje. Ekzistojnë edhe shumë teori tjera, ku njëra prej tyre është vërtetuar në mënyrë shkencore: drita e forte. Përafërshisht një në katër njerëz në Kinë teshtin përshkak të dritës së fortë. Shkencëtarët ende nuk e dijnë saktësisht se pse ndodh kjo.

    5. ËSHTË NORMALE TË TESHTISH 2-3 HERË RRESHT

    Grimcat e “këqija” nuk nxitojnë për të dal nga hundët dhe për këtë shkak ndonjëherë është e nevojshme që të teshtish disa herë për të dëbuar bakteriet nga kanalet e hundës.

    6. SYTË MBYLLEN PA VULLNETIN TUAJ

    Deshët apo jo, sytë tuaj mbyllen gjithmonë kur ju teshtini. Një nga mesazhet që truri merr gjatë teshtitjes është që sytë duhet të mbyllen. Ky është refleks i pavullnetshëm.

    7. ZEMRA NUK NDALET KUR JU TESHTINI

    Pavarësisht nga thëniet, zemra nuk ndalon kur teshtini. Ajo që eventualisht mund të ndodhë është ngadalësim. Zemra mund të ngadalësojë pak sepse shumica e njerëzve marrin frymë thellë para se të teshtijnë, por kjo ndodh për një kohë shumë të vogël saqë nuk arrijnë ta vërejnë.

    8. ËSHTË MË MIRË TË TESHTINI ZHURMSHËM SE SA TË PËRMBAHENI

    Kudo që të jeni, kurrë mos e pengoni teshtitjen. Edhepse ndodh shumë rrallë, kjo mund të shkaktojë lëndime të tilla si plasje e enëve të gjakut në sy, dobësim të enëve të gjakut në tru, plasje të timpanit të veshit apo edhe probleme me diafragmën.

    9. POR JU MUND TË TESHTINI MË QETË

    Ju mund të teshtini më qetë duke fshirë hundën, duke shtypur buzën e sipërme me tjetrën, duke marrë frymë thellë dhe duke e nxjerr atë përmes hundës.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...