21.2 C
Priština
More

    9 besime rreth herpesit që janë krejtësisht të gabuara

    spot_imgspot_img

    Ju mund të mendoni se dini gjithçka për ta mbrojtur veten nga herpesi, por 2 në 3 persona që e kanë këtë virus nuk e dijnë qartë se çka fshihet pas kësaj. Kemi biseduar me gjinekologun Dr. Raquel Dardik, në spitalin për kujdes shëndetësor të grave, për të gjetur se cilat janë arsyet.

    1. Miti: nëse keni herpes, do ta dini se ju e keni atë. E vërteta: Dr. Dardik thekson se shumica e njerëzve janë të infektuar me herpes, por nuk e kanë idenë se e posedojnë këtë virus, pasi shpesh ndodhet brenda vaginës dhe simptomet janë më të lehta, madje nuk mund ti dalloni si problematike, kështuqë testimi i rregullt është një gjë e mirë.

    2. Miti: nuk mund të pranoni herpes nëse keni kondom. E vërteta: megjithëse përdorimi i kontracepsioneve ul rrezikun për transmetim të sëmundjeve seksuale, sërish nuk ka mbrojtje të sigurtë për viruset (siç është herpesi), andaj është mirë që të mbroheni gjithnjë.

    3. Miti: nëse dikush ka herpes, kjo është patjetër ngjitëse. E vërteta: njerëzit me herpes janë kryesisht ngjitës nëse kanë lezione active, por ndonjëherë mund të jetë ngjitëse edh ekur nuk kanë simptoma të dukshme. Pra, në një mënyrë, ata mund të jenë ngjitëse gjatë gjithë kohës, prandaj bëni kujdes ndaj vetes.

    4. Miti:   nëse e zbuloni se partneri juaj ka herpes dhe ju nuk keni, kjo nënkupton se ai ju ka tradhëtuar. E vërteta: ky është një keqkuptim i zakonshëm, por sipas Dr. Dardik, virusi herpes qëndron i përgjumur në trupin tuaj pasi ta keni pasur një herë infeksionin fillestar, kështuqë vetëm sepse partneri ju ka sjell virusin nuk nënkupton se ai ju ka tradhëtuar, ka gjasa të ketë qenë i infektuar shumë vite para duke mos e ditur.

    5. Miti: nëse keni herpes, nuk mund të keni fëmijë. E vërteta: herpesi nuk ndikon në aftësinë tuaj për të ngelur shtatzënë. Nëse keni marrë virusin herpes para shtatzënisë, ka gjasa të vogla të kalimit të virusit për foshnjen e porsalindur.

    6. Miti: nëse keni ndonjë plagë, kjo nënkupton se do të keni herpes edhe në organet gjenitale gjithashtu. E vërteta: virusi i herpesit izolohet në pjesë të caktuara të trupit, kështuqë nëse e keni të paraqitur diku në trup apo herpes oral, kjo nuk nënkupton se duhet ta keni edhe në gjenitale. Për më tepër, nëse e keni të ekspozuar në gojë herpesin, ajo nuk lëviz në pjesë tjera të trupit, aty do të qëndrojë.

    7. Miti: nëse njëherë ju ka paraqitur herpesi, plagët do mbesin përgjithmonë. E vërteta: po edhe jo. Mjeku thekson se po, pasi ju gjithmonë do ta keni virusin, por jo gjithmonë do ta keni infeksionin aktiv.

    8. Miti: vetëm personat që ndërrojnë partner seksual e fitojnë herpesin. E vërteta: nëse jeni seksualisht aktiv me shumë partnerë ju padyshim që jeni të ekspozuar ndaj sëmundjeve ngjitëse seksuale, paralajmëron Dr. Dardik. Natyrisht, sa më shumv që të keni seks të pambrojtur dhe të ndërroni partnerë, rreziku është më i lartë për marrjen e herpesit dhe çdo sëmundjeje tjetër transmetuese.

    9. Miti: nëse keni herpes, nuk mund të keni marrëdhënie seksuale pa e infektuar tjetrin. E vërteta: pasi të keni biseduar me partnerin për historinë tuaj të sëmundjes, shanset janë që të ulet rreziku nëse mbroheni. Duke përdorur kondom, ju mund ta ulni rrezikun por jo tërësisht ta eliminoni rrezikun nga infeksioni. Masturbimi reciprok është një mënyrë tjetër për të qenë në intimitet me partnerin tuaj derisa të mos ketë ndonjë rrezik për infeksion./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...