4.4 C
Priština
More

    7 gjërat që ndodhin kur ndaloni përdorimin e tamponëve

    spot_imgspot_img

    Kur kam pushuar për herë të parë me përdorimin e tamponëve, isha në vitet e adoleshencës. Ndonjëherë kur menstruacionet i kisha të rënda, nuk mundja të shkoj në tualet për të ndërruar tamponin, me çka më ndodhte të rrjedhte jashtë.

    Më vonë, pasi i gjeta zëvendësimin, kurrë më nuk kam blerë ndonjë kuti me tamponë.

    Ja 7 gjërat e mrekullueshme që mund të ndodhin pasiqë të ndaloni me përdorimin e tamponëve.

    1. E zvogëloni ekspozimin ndaj kimikateve

    Shumica e tamponëve janë të bëra prej kombiimit të pambukut dhe rejonit, një material sintetik i bërë nga druri. Rejoni përmban dioksinë, një kimikat që është produkt anësor i procesit të krijimit të rejonit, e që është i dëmshëm për shëndetin e njeriut pasiqë në sasi të mëdha është karcinogjen si dhe dëmton sistemin imunitar dhe fertilitetin.

    2. Më tepër “baktere e mirë” mbetet brenda juve

    Tamponët janë të dizajnuar të jenë absorbues, gjegjësisht të thithin gjakun, madje edhe bakteret e mira që e mirëmbajnë ekosistemin e vaginës suaj.

    3. Kutërbimi mund të jetë më pak problem

    Tamponët e ndalojnë kutërbimin më mirë se pelenat, mirëpo ende kan potencial që të kutërbojnë pasiqë gjaku mund të rrjedhë nga anët, jashtë.

    4. Do keni më pak shtrëngime

    Kupa menstruale mund të aplikojë shtypje që zvogëlon dhimbjen dhe shtrëngimet, andaj në raste të shtrëngimeve është mirë që të përdorni kupë në vend të tamponit.

    5. Do njiheni më mirë me trupin tuaj

    Alternativa sikurse kupa mund të jetë mundësi që të mësoni më tepër rreth ciklit tuaj menstrual dhe të jenë më komfort me trupin tuaj.

    6. Nuk do të kenë më momente urgjente “kam nevojë për tampon”

    Ndryshe nga tamponët, nëse kujdeseni mirë dhe e pastroni, kupa mund të ju shërbejë deri në 10 vite. Nuk do të zgjoheni ditën e parë të ciklit duke kërkuar tamponë nëpër kabinetin tuaj apo në fundin e çantës suaj.

    7. Do të keni cikël më të lumtur

    Me të gjitha përfitimet që vijnë nga zëvendësimi i tamponëve, cikli juaj menstrual do të jetë më pak i mundimshëm./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...