8 përfitimet shëndetësore të vajit të rozmarinës

spot_imgspot_img

Përfitimet e ndryshme shëndetësore të vajit të rozmarinës janë dhënë më poshtë:

1. Tretje: Vaji i rozmarinës është përdorur shpesh për tretje dhe dhimbje stomaku. Gjethet e rozmarinës shtohen në përgatitjet e mishit, sepse ndihmojnë në tretjen e mishit, sidomos qengjit dhe viçit.

2. Kujdesi për flokët: Vaji i rozmarinës dhe çaji i rozmarinës janë përdorur gjerësisht për kujdesin ndaj flokëve në shampo dhe kremra. Përdorimi i rregullt i vajit të rozmarinës ndihmon që flokët të rriten më shumë dhe më të fortë. Besohet gjithashtu se vaji i rozmarinës ngadalëson humbjen e parakohshme të flokëve dhe thinjen e tyre. Masazhi i rregullt i kokës me vaj rozmarinë ushqen kokën dhe largon zbokthin.

3. Higjiena orale: Vaji i rozmarinës është një dezinfektues thelbësor dhe përdoret si një shpëlarës për gojën. Gjithashtu ndihmon në largimin e erës së keqe.

4. Kujdesi për lëkurën: Masazhi me vaj esencial të rozmarinës ndihmon në tonifikimin e lëkurës dhe heqjen e thatësisë. Konsiderohet edhe si ndihmë për bukurinë e fytyrës.

5. Rrit aktivitetin mendor: Vaji esencial i rozmarinës është tonik i shkëlqyer për trurin dhe nervat. Është përdorur shpesh nga studentët, gjatë kohës së provimeve, sepse ky vaj rrit përqendrimin dhe ndihmon në studimin efikas. Stimulon aktivitetin mendor dhe është një ilaç i mirë për lodhjen, depresionin mendor dhe harresën. Sa herë që truri juaj është i lodhur, thithni (me anë te avullit) vaj rozmarine, për të hequr mërzinë dhe për të marrë energji të freskëta mendore.

6. Lehtëson dhimbjet: Aftësia e vajit esencial të rozmarinës për lehtësimin e dhimbjeve rezulton në përdorimin e tij të gjerë në: dhimbje koke, dhimbje të muskujve, muskuj të lënduar, reumatizma dhe artritin. Fërkoni pjesën e cila është në dhimbje me vaj esencial rozmarine dhe kjo do t’iu japë lehtësim nga dhimbjet. Banja avullit me vaj rozmarine ka dhënë efekt për reumatizmat.

7. Aroma: Rozmarina ka një aromë depërtuese dhe kështu që vaji esencial i saj është një ilaç që merret me thithje (inhalim) shkëlqyeshëm. Vaji është përdorur në freskuesit e ambienteve, kozmetikë, ushqim, qirinj dhe parfume, për shkak të aromës së tij. Shumë njerëz përziejnë vajin esencial të rozmarinës dhe ujë, për të hequr erën e keqe nga dhoma.

8. Problemet e frymëmarrjes: Ndihma e vajit esencial të rozmarinës në trajtimin e problemeve të frymëmarrjes janë të pakrahasueshme. Aroma e vajit jep lehtësim nga bllokimet e fytit. Vaji është përdorur në trajtimin e alergjive respiratore, të ftohtin e fytit dhe gripin. Vaji, kur thithet sjell energji mendore dhe gjithashtu pastron traktin respirator.

Përfitime të tjera shëndetësore të vajit esencial të rozmarinës përfshijnë përdorimin e saj për çrregullime në ciklit menstrual, dhimbje menstruale, ulçer, prostatë, fshikëz, zorrë, mëlçi, katarakt, zemra, leukemi, gurët në veshka. Hulumtime janë duke u kryer për të studiuar potencialin e saj në trajtimin e llojeve të ndryshme të kancerit, duke përfshirë kancerin e zorrës së trashë, kancerin e stomakut, kancerin e gjirit dhe kancerin e mushkërive.

Vaji esencial i rozmarinës është përdorur gjerësisht në aromatherapy. Vaji përzihet edhe me temjan, livandë, borzilok, trumzë, barbarozë, kamomil, mente, rigon, eukalipt, etj.

Kujdes! Vaji esencial i rozmarinës mund të sjellë reaksione alergjike. Këshillohet që të mos përdoret nga gratë shtatzëna dhe gjidhënëse, tek femijët, gjithashtu ato që kanë tension të lartë, epilepsi, sëmundje të mëlcisë, diabet dhe gjatë menstruacioneve./kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Argëtuese: mbrëmje krijuese familjare me aktivitete dhe burime të verifikueshme nga tradita lokale

Udhëzues praktik për të organizuar një mbrëmje krijuese familjare: tregime, lojëra pa ekrane, vëzhgim i Hënës dhe punë dore me materiale tradicionale, me këshilla për verifikim të burimeve lokale.

Dhoma-e-fjetjes | dekor sezonal me ripërdorim: galeri muri dhe drita varëse DIY me materiale të ricikluara

Udhëzime praktike për të krijuar një galeri muri dhe drita varëse me materiale të ricikluara në dhomën e fjetjes, duke prioritarizuar sigurinë kimike dhe elektrike.

Trupi‑Lëkura: ide vjeshte për kombinime me rrobat që tashmë zotëroni — stil praktik për çdo ditë

Si t’i ruani flokët dhe t’i bashkoni me rrobat që tashmë keni në vjeshtë: këshilla praktike të bazuara në kujdesin dermatologjik për të parandaluar dëmtimet dhe për t’u dukur mirë çdo ditë.

Intervistë: Nga koncepti te prezantimi — hapat që ndjek një krijuese për të zhvilluar projektin krijues

Një udhëzues praktik për hapat që ndjek një krijuese nga ideja fillestare deri te prezantimi publik, me fokus në hulumtim, planifikim, prototipim, bashkëpunim dhe dokumentim.