10.5 C
Priština
More

    8 dieta të njohura – që më shumë ju bëjnë dëm se sa dobi!

    spot_imgspot_img

    Ekzistojnë dieta që zgjasin me ditë, disa me muaj e disa me vite. Por në qoftë se ushqimi juaj për një periudhë të gjatë kohore nuk përmban vlera ushqyese të mjaftueshme të të gjitha llojeve, ajo mund të shkaktojë dëme shumë serioze në organizmin tuaj. Këto 8 dieta më shumë do ju bëjnë dëm se sa dobi.

    1. VEGJETARIANIZMI

    Nëse plotësisht e largoni mishin nga dieta juaj, ju vështirë mund të merrni proteinat me anë të vlerave ushqyese. Ushqimet e përpunuara jo vetëm që nuk përmbajnë materie ushqyese, por janë të pasur edhe me sheqer të cilat kontribojnë edhe në e trashësi. Në vend të kësaj, bëni sanduiç në të cilën do të shtoni djathë mocarela.

    2. PALEO DIETA

    Edhepse është dietë që është e pasur me mish dhe përmban vlera ushqyese, prap se prapë ka shumë kalori dhe nuk është e mirë nëse dëshironi të humbni në peshë. Megjithatë, kjo dietë është e vështirë që të mbahet, sepse nënkupton futjen e zvogëluar të karbohidrateve, madje edhe ato të shëndetshme që gjenden në fruta. Ju duhet të konsumoni më tepër karbohidrate që të fitoni energji.

    3. ATKINS DIETA

    Në këtë dietë është e lejuar proshuta, gjalpi dhe djathi në sasi të mëdha, mirëpo parasheh shmangien e karbohidrateve. Pa karbohidratet e shëndetshme të drithërave dhe frutave, trupi gjeg yndyrë në mënyrë që të ketë energji si rezultat i së cilës keni dhimbje koke, mund të dëmtojë kiminë e trurit e ndër to edhe zemren dhe arteriet. Me kalimin e kohës paraqiten të vjella, frymëmarrje e pakëndshme si dhe dëmtimin e organeve të caktuara. Përveç kësaj, është vështirë të mbahet dietë me sasi të ulët të karbohidrateve.

    4. DUKAN DIETA

    Dieta dukan lejon që të konsumohet mishi, por jo futja e karbohidrateve, arrave dhe thjerrëzave. Për shkak të konsumit të ulët të fibrave, është shumë vështirë që të ngopeni, gjë që ju shtyn të hani racione më të mëdha që mund të rezultojë në shtimin e peshës. Në vend të kësaj, përqëndrohuni tek dietat me sasi të vogël të karbohidrateve.

    5. DIETA PA GLUTEN

    Ekzistojnë shumë e më shumë ndjekës të kësaj diete. Edhepse shumica e njerëzve nuk janë të ndjeshëm ndaj glutenit, kjo mund të jetë një dietë e mirë. Shmangni miellin e përpunuar përndryshe trupi juaj normalisht nuk do mund ta proceson mirë. Konsumoni më shumë ushqime natyrale, të cilat nuk përmbajnë gluten.

    6. DIETA FRANCEZE

    “Hani djathë, pini verë dhe shijoni çokollatën!” – francezët për dallim nga amerikanët në përgjithësi hanë racione më të vogla dhe më ngadalë, ndërsa amerikanët hanë racione më të mëdha dhe më shpejtë. Hani drekën për 20 deri 30 minuta dhe do të shihni se do të ngopeni me sasi shumë të vogël. Truri ka nevojë për kohë deri sa të marr sinjal nga barku juaj se jeni të ngopur. Preferohet që të hani më shumë mëngjesin, drekën shumë pak ndërsa darkën pothuajse fare.

    7. DIETA ME LËNGJE

    Tek lëngjet nuk ka fibra, dhe këto lëngje të shëndetshme përmbajnë 50 deri 70 % fruta dhe 50 gr sheqer për një gotë të vogël. Kësaj diete i mungojnë dy gjëra shumë të rëndësishme: fibrat dhe proteinat të cilat e largojnë urinë. Sipas një studimi në Universitetin e Harvardit, thuhet se ata persona që ndjekin këtë dietë kanë më tepër gjasa që të zhvillojnë tipin 2 të diabetit.

    8. DIETA ALKALINE

    Kjo dietë bëhet pa produktet e qumështit, mishit dhe alkoolit. Janë të lejuara shumica e perimeve të freskëta si dhe disa fruta. Ata që mbajnë këtë dietë, iu ngatërrohen shumë rregullat. Qëllimi i kësaj diete është për të balancuar vlerën e pH-së dhe në këtë mënyrë duke parandaluar probleme si gurët në veshka dhe osteoporozën. Por, gjaku ynë ka një vlerë relativisht neutrale të pH-së dhe aftësi të mirë për të balancuar veten. Megjithatë, largimi i proteinave shtazore, sheqerit dhe drithërave të përpunuara në favor të perimeve është sigurisht e shëndetshme. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...