4.4 C
Priština
More

    7 super ushqimet për të cilat çdo femër ka nevojë

    spot_imgspot_img

    Dëshironi të humbisni peshë dhe të përmirësoni shëndetin duke shtuar ushqime në dietën tuaj si fruta, perime dhe drithëra. Një fillim i mbarë!

    Por, nuk duhet vetëm të hani shëndetshëm, duhet të zgjedhni ushqimet me mençuri – gjithçka që konsumoni duhet të jetë mirë e menduar që mos të fitoni trashësi dhe sëmundje.

    Ka shumë ushqime të llojllojshme nëpër supermarkete, por ne po ju paraqesim ato që kanë më shumë vlera për shëndetin e gruas. 7 ushqimet në vazhdim janë të gjitha të shijshme dhe të shëndetshme që pasurojnë trupin tuaj dhe ndikojnë në humbje peshe. Lexoni dhe mësoni se cilat ushqime duhet ti konsumoni më shpesh.

    1. Peshk yndyror

    Përshkak se: parandalon shtimin në peshë, artritin dhe sëmundjet e zemrës.

     

    Peshku si skumbri, hareng dhe salmon njihen për fuqinë e tyre ushqyese dhe përmbajtje të omega-3 dhe vitaminës D. vitamina D mban urine dhe kontrollon dëshirën për të ngrënë, ndërsa omega-3 ngadalëson shkallën e tretjes dhe nxit ndjenjën e ngopjes, duke ndikuar të hani më pak kalori gjatë gjithë ditës. Konsumoni rregullisht peshk për të ulur shanset e vdekjes nga sëmundjet e zemrës për rreth 33%. Për më tepër, acidet yndyrore mund të mbajnë larg inflamacionet, ndihmojnë në uljen e rrezikut për arthritis, një gjendje e lidhur zakonisht me dhimbje dhe ngurtësi.

    Sa ju nevoitet: konsumoni peshk yndyror të paktën dy herë në javë që të siguroni të gjithë ushqyesit mbrojtës.

    1. Fruta të thata (Arra)

    Përshkak se: nxisini për gjumë më të mirë, nivel të ulët të kolesterolit dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

    Besoni ose jo, një e treta e grave amerikane vdesin nga sëmundjet e zemrës çdo vit si deh 90% e e tyre kanë factor rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare si goditjet dhe sulmi në zemër. Të mbroni organet tuaja më vitale është kaq e thjeshtë, mjafton të shtoni në dietën tuaj të ushqimit disa arra apo fruta tjera të thata. Këto janë të mbushura me antioksidantë dhe omega-3 acide yndyrore që ndihmojnë t’ju mbajnë të mbrojtur. Sipas studimeve të fundit thuhet se konsumi i disa arrave në ditë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe mbron nga shtimi i padëshiruar në peshë. Ekspertët gjithashtu theksojnë se arrat ulin nivelin e kolesterolit, duke ju bërë të flini më rehatshëm dhe ndihmon në mbajtje të mirë të trupit.

    Sa ju nevoitet: dy doza të përditshme. Konsumoni si të vetme apo shtoni ato në menzë, jogurt ose sallata.

    1. Fasule

    Përshkak se: ul kolesterolin, shmang diabetin dhe zvogëlon efektet anësore të PMS-së (simptomave paramenstruale).

    Ju veç e dini se fasulja është e pasur me fibra – lënda ushqyese që është përgjegjëse për efektin e uljes së kolesterolit, por edhe zvogëlimin e simptomeve të PMS-së si uria dhe ndryshimi i disponimit? Kjo është si rezultat i nivelit të lartë të magnezit. Ky mineral ndihmon në hidratimin e trupit dhe rrit nivelin e hormonit serotonin – hormone ky që mban disponimin të qëndrueshëm si dhe kontrollon oreksin. Por, kjo nuk është e gjitha! Për shkak të indeksit të ulët glicemik, karbohidratet e fasules absorbohen më ngadalë, gjë që mban nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm. Kjo i ndihmon diabetikëve të kontrollojnë dhe mbajnë nivelin e shëndetshëm të sheqerit në gjak.

    Sa ju nevoitet: tri gota në javë të përziera me ushqime tjera pa kripë. Përdorni fasulet si sallatë, në kombinim me perime tjera apo misër, shtoni në supë etj.

    1. Brokoli

    Përshkak se: mban lëkurën të shëndetshme dhe shmang kancerin e gjirit.

     

    Vitamina C është e rëndësishme për prodhimin e kolagjenit, proteins përgjegjëse për ruajtjen e pamjes rinore dhe elasticitetin e lëkurës. Kjo perime është gjtihashtu e pasur me fibra, një lëndë ushqyese që ndihmon t’ju mbajë të ngopur. Brokoli dhe lulelakra ul rrezikun e vdekjes nga ndonjë sëmundje për 26%. Sipas një studimi thuhet se sulpharane, një komponim që gjendet në perimet jeshile, mund të reduktojë qelizat e kancerit të gjirit.

    Sa ju nevoitet: katër shujta javore. Mund ta konsumoni edhe si të papërpunuar edhe të zier. Procesi i zierjes ndihmon në rritjen e nivelit të sulpharane-it në perime.

    1. Drithëra

    Përshkak se: menaxhon peshën dhe ndihmon në uljen e kolesterolit dhe rrezikut ndaj sëmundjeve të zemrës si dhe tipit 2 të diabetit.

    Kolesteroli i lartë është një gjendje kërcënuese për jetën e cila zhvillohet kur yndyra shtresohet në enët e gjakut. Nëse nuk trajtohet kjo mund të shpie deri në sulm të zemrës dhe infarkt. Për fat të mirë, nuk është shumë vështirë për ta luftuar atë. Thjeshtë, duhet të konsumohet një dietë e shëndetshme e cila përfshin fibra të pasur me vlera ushqyese. Sipas studimit të Harvardit thuhet se ata persona që konsumojnë më shumë fibra në ditë kishin gjasa 23% më pak të pasur sëmundje të zemrës se sa ata që konsumonin më pak. Gjithashtu mund të zvogëlojë shanset e diabetit të tipit 2 për rreth 61%. Ky nutricient gjithashtu ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe ndikon në mirëmbajtjen e trupit të shëndetshëm.

    Sa ju nevoitet: hani deri në një pjatë çdo ditë, me një shumëllojshmëri të drithërave.

    1. Qumësht organik 1%

    Përshkak se: mbron eshtrat, lufton yndyrën dhe redukton kancerin dhe sëmundjet e zemrës.

    Kemi dëgjuar të gjithë më parë se qumështi i bën mirë trupit. Kalciumi jo vetëm që i mban eshtrat të shëndetshëm dhe të fortë por edhe lufton trashësinë apo fitimin në peshë. Sipas një studimi thuhet se nëse calcium kombinohet me një dietë strikte, mund të ndikojë në humbjen e peshës deri 70%. Që të merrni maksimumin nga qumështi juaj, sigurohuni që ta bleni në kuti kartoni të fortifikuar me vitaminë D – një nutricient që nuk e marrin sa duhet femrat. Përveç kësaj, që ta ndihmoni trupin të absorbojë calcium, vitamina D mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerin e gjirit, zorrës s trashë dhe atë ovarian, thonë hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë.

    Sa ju nevoitet: preferohet një gotë në ditë, por mund ta konsumoni edhe në sasi të vogla për gjatë tërë ditës. Mund ta shtoni në kafenë tuaj në mëngjes ose ta përzieni me drithëra.

    1. Manaferra

    Përshkak se: ndihmon në shtatzëni të shëndetshme, shmang depresioni mendor, çrregullimin e tretjes dhe kancerin në zorrën e trashë.

    Manaferrat jo vetëm që janë përbërës i shijshëm në dietën tuaj të përditshme, por edhe një burim kompakt i një sërë përfitimesh shëndetësore. Sipas studimit të bërë nga 16.000 femra, ato që kishin konsum javor të manaferrave dhe luleshtrydheve kishin më pak gjasa të përjetonin rënie mendore se sa ato femra që nuk konsumonin fare. Për më tepër, për shkak të përmbajtjes së lartë me fibra, konsumi i manaferrave shmang çrregullimet e tretjes dhe kancerin në zorrën e trashë. Por, kjo nuk është e gjitha, manaferrat janë të pasura me acid folik dhe vitamin C- dy ushqyes thelbësor për femrat gate periudhës së lindjes së fëmijëve.

    Sa ju nevoitet: tri deri katër shujta të ngrënies së manaferrave të llojllojshme çdo javë. Hani si të vetme, ose shtoni në jogurt, drithëra, sallata dhe shake të ndryshëm./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...