2.8 C
Priština
More

    7 sekrete për të rregulluar (ruajtur) martesën tuaj! (pjesa e fundit)

    spot_imgspot_img

    Dhe ja, arritëm edhe në pjesën finale mbi sekretet, për të ruajtur martesën tuaj…

    Në këtë raport ju do të zbuloni sekretin e fundit për të ruajtur dhe rikthyer martesën tuaj.

    Sekreti nr.7

    Jini një Iriq!

    A jeni ju një Iriq apo Dhelpër? Vë bast që ju asnjëherë nuk keni menduar për këtë. Por është një pyetje e rëndësishme për t’iu përgjigjur, nëse dëshironi që ta ruani apo rifreskoni martesën tuaj. Vazhdoni të lexoni, unë do të ju sqaroj dhe të ju ndihmoj të kuptoni se cila nga to jeni.

    Në esenë e tij “Iriqi dhe Dhelpra”, bazuar në një proverb të lashtë grek, Isaiah Berlin përshkruan se si njerëzit kanë qasje të ndrysme në probleme. Disa njerëz janë dhelpra; ata dijnë shumë gjëra. Ndërsa disa janë sikur Iriqët; ata dijnë një gjë të madhe.

    Dhelpra është nje kafshë vigjilente e cila ka disa aftësi të veqanta për të sulmuar Iriqin. Çdo ditë, Dhelpra duket sikur ka nga një strategji briliante, që përfundimisht ta fitojë prenë e saj.

    Iriqi, nga ana tjetër, është një krijesë e mërzitshme dhe e ngadaltë, i cili çdo herë mbrohet në të njejtën mënyrë, pa marrë parasyshë se në çfarë strategjie Dhelpra do ta sulmojë. Çdo ditë dhelpra mendon, “Ahaaa, tani të kapa unë ty”. Por, çdo ditë, pa marrë parasyshë si Dhelpra sulmon, ku e godet, sa herë gjatë ditës kjo ndodhë, pa marrë parasyshë shqisave të dinakërisë së Dhelprës, “Ja ku jemi përsëri”, Iriqi vazhdon të bëhet një top i vogël, i nxjerrë gjëmbat e tij të mpreht, dhe prish planet më të mira të Dhelprës.

    Berlin sqaron se, disa njerëz (Dhelprat) e shohin botën në tërë kompleksicitetin e saj.  Qasja e tyre ndryshon vazhdimisht në varësi të rrethanave, por ata kurrë nuk zhvillojnë një vizion të unifikuar.

    Njerëz të tjerë (Iriqët), në anën tjetër, thjeshtësojnë kompleksicitetin e botës në një parim – një ide themelore e cila përcakton çdo lëvizje të tyre.

    Tani mos më keqkuptoni. Iriqët nuk janë naiv. Në të kundërtën, kuptimi i tyre mbi botën është aq i thellë sa që ata janë në gjendje të identifikojnë elementet më themelore. Ju e keni ndëgjuar këtë, e thjeshtë por jo e thjeshtëzuar. A mund të keni diqka më shumë themelore sesa E = mc2 ? A keni diqka më të shkëlqyer se kjo?

    Por, çka ju hynë në punë e gjithë kjo në martesën tuaj? Çdo gjë! 

    Secili kemi probleme, qështje, dhe sfida në martesën tonë. Ju ndoshta e keni më të ndërlikuar. Dhe ju padyshim, do të përballeni me një sërë problemesh gjatë tërë vitit.

    Ju mendoni që për secilin problem, juve ju nevojitet një zgjidhje e veçantë. Por, JO, nuk ju duhet! Mendoni si një Iriq dhe jo si një Dhelpër. Mos harroni, për Iriqin, ZGJIDHJA ËSHTË ÇDO HERË E NJEJTË.

    Disa shou televiziv dhe radio, organizojnë me ekpsert për lidhjet martesore, që të kenë musafirë ata të cilët i ndajnë problemet e tyre me të tjerët. Është interesante ballafaqimi i qifteve për problemet e tyre. Ajo çka është më interesante, është aftësia për gjetjen e një zgjidhjeje unike për të gjitha problemet.

    Kjo e bën një shfaqje interesante, por nuk është vetëm e komplikuar. Për çdo problem, përgjigjja është e njejtë – DASHURIA. Dashuria është themeli i martesës suaj, dhe të gjitha problemet martesore rrjedhin nga mungesa e saj. Keni një problem? Ju keni nevojë për një zgjidhje. Ju keni nevojë për më shumë dashuri. DASHURIA ËSHTË ILAQI (ZGJIGHJA) JUAJ!

    Ju tingëllon quditshëm? Po tingëllon. Mendoni për atë pse. Ju kujtohet kur ju keni rënë në dashuri? Çfarë problemesh keni patur atëherë pra? Ndonjë të rëndë, nëse ju kutohet? Nuk mbani mend ndonjë të rëndë apo jo. Sepse ju keni patur dashurinë!

    Ju e kujtoni atë detaj të vogël të ngjyrës së syve të burrit tuaj, apo rrethin e gojës së tij? A e kujtoni se si ju i keni menduar këto detaje si të ëmbla? Pastaj një ditë ai u bë i bezdisshëm, apo jo? Pse? Bashkëshorti juaj dikur ishte shumë i dëshiruar dhe i begatë, por tani është jo shumë i pëlqyeshëm. Cfarë ndryshoi? Dashuria juaj ndryshoi – kjo është ajo çfarë ka ndryshuar! Dhe zgjidhja për këtë problem (dhe të gjithë problemet tuaja!) është që ta rindërtoni dashurinë tuaj.

    Problemi në shumicën e martesave është mënyra se si çifti (dhe nganjëherë këshilluesi) e sheh problemin.

    Pasi njerëzit bashkohen në sencen time për ruajtjen e martesës, dhe fillojnë dialogun me mua, gjëja e parë që më pyesin është mbi zgjidhjen e problemit të tyre martesor. Zgjighja ime për ta është themelimi i disa shprehive personale mbi lidhjen e tyre, që ngadalë por sigurtë do të ndërtojë sërish martesën e tyre.

    Zgjidhja e problemeve dhe zhvillimi i aftësive të komunikimit mund të çojnë në ndryshime të vogla në martesën tuaj. Por në qoftë se ju doni të transformoni martesën tuaj, nëse ju doni të bëni një ndryshim kuantik, ju duhet të zbatoni një model të shprehive të reja mbi marrëdhënien. Ju keni për të krijuar dashuri.

    Njerëzit e lezhojnë krejt poshtë vetën, në negativitet për të tentuar mbi zgjidhjen e problemeve të tyre. Nuk është qështje humori kjo dhe nuk do të jeni produktiv. Pyetja bazë
    të cilën duhet ta dini, për ruajtjen e martesës suaj, nuk është se si të zgjidhni problemet, por si të krijoni dashurinë.

    Problemet tuaja ndoshta janë komplekse. Por, e mira mbi tërë këtë është e thjeshtë. Jini një Iriq. Fokusohuni në ndërtimin e dashurisë. Kjo do të zgjidhte të gjithë problemet tuaja.

    Perfundim/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...