4.4 C
Priština
More

    7 sekrete për të rregulluar (ruajtur) martesën tuaj! (pjesa 6)

    spot_imgspot_img

    … para se të ju shpalosim sekretin numër 7 (të fundit), le t’i hedhim një sy një pike mjaftë të rëndësishme, e cila na shërben si mësim për marrjen e vendimeve përfundimtare…

    Në këtë raport ju do të zbuloni sekretet për të ruajtur dhe rikthyer martesën tuaj.

    Sekreti nr.6

    Përpiquni të paktën një vit!

    Një ndër pyetjet mjaft të shpeshta është „Si ta dini, kur është koha për ta përfunduar një lidhje?“

    Në këtë qështje, se kur është momenti që të heqni dorë nga martesa juaj, këtu është ajo që unë ju rekomandoj.

    Në qoftë se divorci është një konsideratë për ju, nga një perspektivë morale, para se të merrni atë „rrugë“, përpiquni për të shiquar të paktën një vit, nëse gjërat mund të ndryshojnë.

    … e keni ndëgjuar këtë ndonjëherë?

    Përpiquni të paktën një vit!

    Dhe unë mëndoj, VËRTETË PËRPIQUNI (provoni). Ju mundeni gjithmonë për të hequr dorë. Gjithmonë e keni atë mundësi. Por, kur ju sapo të tërhiqni atë „këmbëz“, ço gjë do të përfundoj. Nuk do të keni më mundësi të tjera. Jeta juaj nuk do të jetë asnjëherë më e njejtë. A keni ju fëmijë? Nëse po, jeta e tyre asnjëherë më nuk do të jetë e njejtë.

    Nëse ju e përfundoni martesën tuaj në „çast“, ju nuk do të keni ndonjë pjesë të dyshimit në mendjen tuaj. Ju nuk do të ktheheni për të shikuar asnjëherë mbrapa, nësë gjërat kishin mundur që të kishin ecur më ndryshe. Ju nuk dëshironi që të pyesni vetën tuaj, „Çka, nëse kjo, … çka nëse ajo, … çka nëse do të kisha provuar atë, … apo nëse kisha bërë atë?“

    Nëse ju duhet të përfundoni martesën tuaj, ju duhet të dini THELLË NË ZEMRËN TUAJ që ju keni bërë çdo gjë, për ta mbyllur këtë punë.

    Nëse ju duhet të përfundoni, ju duhet që të jeni në gjendje për të vazhduar tutje me jetën tuaj, dhe në ndonjë lidhje tjetër, me kokë të pastër (qartë). Ju duhet të vini në një përfundim të shëndetshëm. Kjo është VENDIMTARE (kritike). Dhe për të përmbushur këtë, në eksperiencën time, ju nevojiten të paktën një vit. E kuptoj që ju duket një kohë e gjatë, por është nje investim i mirë në pjesën tuaj tjetër të jetës.

    Kjo është pika kyçe. Dëgjoni me kujdes. Është një investim i mirë në jetën tuaj pa marrë parasyshë nëse martesa juaj do të ketë sukses apo jo. Natyrisht, është një investim i mirë nëse ju e ktheni martesën tuaj mbrapa. Por nëse nuk e ktheni, ky nuk do të ishte ndonjë vit i humbur. Ajo do të ketë qenë gjëja më e rëndësishme që ju mund të keni bërë atë vit, për shkak të asaj se si përpjekja juaj do të ndikojë në pjesën tjetër të jetës tuaj dhe (nëse është fjala për këtë) marrëdhënien tuaj të ardhshme.

    Unë kam parë shumë raste të bashkëshortëve, të cilët përfundojnë martesën e tyre para kohe, dhe si pasojë e mos arritjes së „përmbylljes“ në një marrëdhënie, ata e gjejnë veten në të njëjtën situatë pak vite më vonë me dikë tjetër.

    Në sesionet private me njerëz, nganjëherë progresin unë e ndihmoj që, ata të rezultojnë të jenë më të dobishëm në marrëdhënien e tyre të ardhshme se sa në ato aktuale.

    Më kujtohet një herë kur martesa e dikujt i cili është regjistruar për seanca tona, përfundoi në mes të programit. Ky njeri më pyeti nëse ai duhet të vazhdojë me 3 javët e fundit të programit. Unë i thashë, „Absolutisht.“

    Ai mu drejtua, „Përse, Cili është qëllimi? Martesa ime ka përfunduar tashmë.“

    „Ju nuk jeni duke e bërë këtë përë këtë martesë“, i sqarova atij. „Ju duhet ta bëni këtë për të parë benefitet dhe të metat të cilat mund ti shfrytëzoni për lidhjen tuaj të ardhshme.“

    Tani mos më merrni për të gabuar (dështuar apo çmendur). Unë nuk jam duke thënë se qëllimi juaj, derisa ju jeni duke punuar në martesën tuaj duhet të jetë për të mirën e jetës tuaj pas martesës tuaj. Qëllimi juaj duhet të jetë për të rivendosur marrëdhënien tuaj aktuale. Por nëse ju dështoni për ta bërë këtë, atëherë përpjekja juaj nuk do të kishte qenë për „hiçgjë“.

    Baza është kjo. Nëse ju jeni duke pyetur, „Kur është koha për të thirrur atë për të përfunduar?“ Përgjigja është: një vit pas ju të mendoni se ajo tashmë ka përfunduar. Nëse pas një viti duke u përpjekur për gjithçka me fuqinë tuaj, për të bërë që martesa juaj të funksionoj, dhe nuk do të shihni rezultate të mira, atëherë ju duhet të konsideroni që duhet të lëvizni tutje. Deri atëherë, qëndroni aty dhe mos u dorëzoni.

    Kjo temë më kujton gjendjen time shumë vite më parë. Mbaj mend kur isha duke mësuar një natë vonë, ku gruaja ime kishte pasur një takim të nesërmen në mëngjes me një avokat për të shqyrtuar divorcin tonë. Ne ishim disa orë nga „përfundimi“. Kush do të kishte menduar ndonjëherë që ne mund t’i kthenim në gjërat përsëri në atë pikë (në të mirë)?

    Asnjëherë nuk është tepër vonë! Në fakt (dhe kjo vërtetë duhet menduar), shumë shpesh pikë kthese në një martesë është kur një çift “godet“ pikën e fundit. Ndonjëherë kjo nuk është ashtu, derisa gjërat nuk mund të shkojnë më keq sesa mund të shkojnë në të mirë.

    Nesër do të ju tregojmë pjesën finale, sekretin nr.7…/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...