2.8 C
Priština
More

    7 sekrete për të rregulluar (ruajtur) martesën tuaj! (pjesa 3)

    spot_imgspot_img

    Në këtë raport ju do të zbuloni sekretet për të ruajtur dhe rikthyer martesën tuaj. Le të fillojmë.

    Sekreti nr.3

    Dhuroni

    Ju keni disa ndryshime që ju dëshironi të shihni në bashkëshortin tuaj dhe martesën tuaj, apo jo? Dhe në qoftë se do të kisha mundësi të vëja bast përë këtë qështje, mendoj që edhe bashkëshorti juaj ka disa ide për ndryshime!

    Pra, çfarë jeni duke pritur? A jeni duke pritur që bashkëshorti juaj të bëjë hapin e parë? A jeni duke pritur që bashkëshorti juaj të jetë më i hapur për këtë qështje? A jeni duke pritur që të ndieni dashurinë?

    Shumica e njerëzve mendojnë se ndjenjat e dashurisë vijn para se ne të shprehim dashurinë. Dhe në fillim të një marrëdhënie, kjo është ajo që ndodh. Ju bieni në dashuri dhe pastaj ju të bëni akte të dashurisë. Ndjenjat tuaja frymëzojnë veprimet tuaja.

    Por dashuria e pjekur kërkon më shumë prej jush. Për të krijuar një martesë të fortë të qëndrueshme, ju së pari zgjidhni veprimet e dashurisë. Dhe ndjenjat e tua do të ju ndjekin.

    Prandaj për martesën, asnjëherë nuk është „shumë“. Shumë, kur bëhet fjalë për martesën tuaj, veprimet (aktet) tua, krijojnë ndjenjat tua!

    Herën e fundit kemi biseduar për aktin e të folurir dhe të prekurit. Këtë herë ne do të flasim mbi „dhurimin“.

    Në fillim, kur ju keni rënë në dashuri, ajo (dashuria) ishte e lehtë për t’ia dhuruar bashkëshortit tuaj, dhe ju ndoshta gëzoheshit duke menduar mënyra të reja për të shprehur se si jeni ndjerë përmes dhurimit tuaj. A ju kujtohet kur keni suprizuar burrin tuaj, me diqka që ai ka dhëshiruar? E mbani në mend momentin e zhytjes në mendime që e keni marrë?

    Brenda 48 orëve të ardhshme, dhuroni bashkëshortit tuaj një dhuratë. Tani këtu është çelësi. Ajo nuk mund të jetë vetëm ndonjë dhuratë. Bashkëshorti juaj duhet të ju ndjej ju përmes saj. E shihni, pjesa më e rëndësishme e një dhurate është se ajo mishëron praninë e atij që e ka dhënë atë për ju. Kjo nuk është një çështje parash. Kjo merr vetëm kohë, die (mendime), dhe energji.

    Çfarë dhurate do të guduliste shpirtin e bashkëshortit tuaj? Çfarë mund të bleni apo të bëni për bashkëshortin tuaj që do të tregonte se sa ju jeni në atë dhuratë? Mos bleni dhuratë vetëm sa për obligim. Sigurohuni që ajo është ngjyra e preferuar bashkëshortit tuaj, e bërë në vendlindjen e tij, ose diçka që ai e ka përmendur javën e kaluar.

    Çfarë mund t’i dhuroni bashkëshortit tuaj që do ta bëjë ata të ndriqoj nga gëzimi dhe që të ju shikoj ju me një vlerësim më të fortë? A ka përmendur ai kohëve të fundit diçka që dëshiron? Çila është ëmbëlsira e preferuar e tij? Lulet e preferuara? Ekipi sportiv i favorizuar (ndonjë biletë për në një lojë)? Autori i tij i preferuar (libër i ri)? Muzikanti i preferuar?

    „Unë kam kaluar disa minuta në një nga seancat tona telefonike, me një burrë i cili na tregoi se si dhurata të cilën ia ka dhënë, e ka „ndezur“ gruan e tij. Ai beson se duke i dhënë atë dhuratë, ka zhvendosur vrullin e martesës së tyre“.

    Brenda bashkëshortit tuaj fshihet një fëmijë i cili dëshiron për t’u kuptuar. Nëse bashkëshorti juaj është si shumica e njerëzve, ai nuk ndjehet i kuptuar as edhe nga ju. Kur ju të merrni dhuratën e duhur për bashkëshortin tuaj, ata do të ndjehen që ju e keni kuptuar atë, dhe ndihet se ai është i lidhur me ju, dhuruesin. Kur ju i jepni dikujt një dhuratë që thotë, „Unë ju njoh, unë ju kuptoj,“ ju mund të bëni atë që të „shkrihet“ nga gëzimi.

    Kjo është një nga gjërat që ne bëjmë në seancat tona, se si të zbulojmë një dhuratë që do të ndryshonte vrullin (qasjen, kahjen) e martesës tuaj. Dhe, si të bëni që edhe bashkëshorti juaj, të ju dhurojë atë dhuratë që edhe ju e dëshironi.

    Një fjalë e Ralph Waldo Emerson thot që, „Dhurata e vetme është vetëm një pjesë e juaja.“

    Kënaquni me dhuratën e dhënë. Ajo do të jap juve dashurinë.

    Sekretin e rradhës mund t’a lexoni nesër në të njejtën kohë./kosovarja.ch/ 

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...