7 mënyra që ta ktheni energjinë, kur Ju jeni nën stres

spot_imgspot_img

A ndiheni shpesh të lodhur? Hulumtimet tregojnë se femrat më shpesh ndihen të lodhura sesa meshkujt. Sidoqoftë nuk ju propozojmë ta pranoni këtë situatë, dhe në vijim ju paraqesim disa këshilla, të cilat do të ju ndihmojnë të ndiheni të fuqishme dhe energjike!

Hidratohuni

Filloni ditën me një gotë me ujë, e cila ka temperaturën e dhomës (nese është e akullt, trupi juaj do të lodhet edhe më shumë, duke u munduar ta ngrohë atë) dhe vazhdoni me konsumimin e ujit gjatë tërë ditës. Kur jemi të lodhura, ne konsumojmë karbohidrate dhe lëngje, të cilat ndikojnë keq në nivelin e sheqerit në gjak, dhe kjo është arsyeja pse ndihemi edhe më të lodhura. Duke konsumuar ujë, ju do të pastroni organizmin tuaj shumë shpejt nga ato.

Lëvizni

25 deri 45 minuta kardio-ushtrime, 5 deri 7 herë në javë, do të ju ndihmojnë të bëni gjumë më të mirë, dhe në këtë mënyrë do të jeni më e pushuar gjatë ditës. Gjithashtu do të keni energji të natyrshme pas ushtrimeve.

Mos qëndroni shumë para ekranit

Qëndrimi i gjatë para ekranit të kompjuterit, është i dëmshëm për sytë tuaj dhe për energjinë gjithashtu. Sa herë që keni mundësi, lëvizni nga tavolina e punës dhe bëni një shëtitje të vogël çlodhëse. Pushimin e drekës shfrytëzojeni për një shëtitje të lehtë, e cila do të ju jep energji ta përfundoni ditën në punë.

Mirë mëngjesi

Nuk mund të zgjoheni nga krevati? Provoni disa ushtrime joga me frymëmarrje të rregullt, menjëherë posa që të hapni sytë. Është një mënyrë e mirë për ta zgjuar trupin, dhe ta mbani më lehtë energjinë gjatë ditës.

Ushqejeni trupin tuaj

Duke u ngutur ti kryeni obligimet, ju konsumoni shumë ëmbëlsira dhe çokollata në tavolinën e punës? Me ketë nuk bëni mirë dhe shumë shpejtë do të ndiheni shumë e lodhur nga tërë ai sheqer. Kujdesuni që ushqimi juaj të jetë i balancuar dhe i pasur me proteina dhe fibra. Sa më shumë molla, brokoli dhe lulelakër.

Merrni vitamina shtesë

Femrat zakonisht kanë mungesë të vitaminës D dhe Magnezit, të cilat vitamina i ndihmojnë organizmit ta ruajë energjinë. Preferohet konsumimi i 1000-2000 miligram në ditë i vitaminës D dhe 100-250 mg të vitaminës D si shtesë, apo 2-3 arra braziliane dy herë në ditë. Ginseng-i ndihmon organizmin për të qetëuar hormonet e stresit. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.