14.5 C
Priština
More

    10 këshilla për gjumë të shëndetshëm

    spot_imgspot_img

    Pagjumësia është një gjendje në të cilën ju keni probleme të bieni në gjumë ose të bëni gjumë të qëndrueshëm (rehatshëm). Disa njerëz me pagjumësi, mund të bien në gjumë të lehtë, por nuk zgjohen shumë shpejt. Njerëz të tjerë mund të kenë problemin e kundërt, ose ka nga ata të cilët kanë problemin e qëndrimit në gjumë për kohë të gjatë. Rezultati përfundimtar është se ju do të bëni gjumë të varfër dhe nuk do të largoni lodhjen nga trupi juaj kur ju të zgjoheni.

    Çfarë është pagjumësia e përkohshme?

    Pagjumësia përkohshme është gjumi i pamjaftueshëm ose me cilësi të dobët, që zgjat diku nga një natë për disa javë. Pagjumësi e përkohshme mund të jetë një episod i vetëm ose episode të përsëritura të pagjumësisë të ndara nga periudha e gjumit normal.

    Në vijim, po ju ofrojmë disa këshilla gjumi, për të ju ndihmuar që të kapërceni pagjumësinë e përkohshme dhe maksimizoni mundësinë e gjetjes së një nate gjumi të shëndetshëm:

    – Mbani dhomën pa rrëmujë dhe pa gjëra që mund të ju besdisin. Sigurohuni që ju të keni dyshek dhe shtrat të duhur për nevojat tuaja. Dysheku i gabuar mund të çojë në probleme muskulare-kockare dhe shqetësime të gjumit.

    – Përdorni krevatin e gjumit vetëm për të fjetur dhe seks. Shmangni përdorimin e krevatit për të shikuar TV, ngrënë, punuar, ose ndonjë aktivitet tjetër. Nëse ju jeni një nga shumë njerëz të cilët dëshirojnë të përdorin shtratin për lexim gjatë natës, ju duhet të lexoni vetëm libra që ju sjellin kënaqësi.

    – Terapistët shpesh përdorin „aparate relaksuese“, si pjesë e një plani të trajtimit për pagjumësi. Me këtë metodë, përmes „aparateve“, njerëzit „lidhen“ me krevatin e gjumit. Nëse ju e gjeni veten të paaftë për të fjetur, zgjohuni nga shtrati dhe shkoni në ndonjë dhomë tjetër, kështu që vetëm do të shoqëroni gjumin me krevatin dhe jo syçeltësinë.

    – Krijoni një cikël (orar) të rregullt mbi gjumin dhe qëndrimin zgjuar. Trupi juaj do të mësojë për të vendosur orën e vet të brendshme për orarin tuaj, dhe përfundimisht do të përgjigjet përçuesi i brendshëm i juaji, për ju që të ndjeheni i përgjumur në një orar të caktuar dhe për t’u zgjuar në një orar të caktuar. Një mënyrë e mirë për të filluar këtë është, duke filluar të zgjoheni çdo mëngjes në të njejtën orë, madje edhe në fundjavë.

    – Pa marrë parasysh se sa „joshëse“ mund të jetë, një sy gjumë pasdite mund të bëjë që të keni vështirësi për të bërë gjumë gjatë natës. „Ekstra“ gjumë në fundjavë gjithashtu mund të prishë orarin tuaj të gjumit dhe do të krijojë pagjumësi gajtë mesjavës.

    – Kufizoni konsumin e kafeinës gjatë pasdites dhe mbrëmjes. Mos harroni se ngrënia e çokollatës, pirja e kakaos dhe cocacola-s, janë gjithashtu burime të caffeine-s.

    – Mos pini ndonjë pije alkoolike disa orë para se të shkoni në shtrat. Konsumi i tepruar i alkoolit gjatë ditës, gjithashtu mund të prishë sistemin e gjumit dhe të çojë në gjumë të pakënaqshëm. Pirja e duhanit mund të përkeqësoj gjumin poashtu.

    – Ushtrimet gjatë ditës ju bëjnë mirë për të mbajtur formën tuaj trupore, por mos e praktikoni të stërvisni fuqishëm para se të shkoni në gjumë.

    – Ngrënia e rëndë në mbrëmje apo ngrënia pak para se të shkoni në shtrat për gjumë, mund të prish gjumin tuaj.

    – Krijoni ndonjë „hile“ në mbrëmje, vetëm para gjumit. Mundohuni për të liruar mendjen tuaj nga mendimet ngarkuese dhe mundohuni që të zhyteni në mendime të këndshme relaksuese, apo provoni që të lexoni ndonjë libër që përmbanë lumturi, dëgjoni muzikë relaksuese, apo shikoni ndonjë një film të këndshëm.

    Të gjithë Ju, të cilët keni probleme me pagjumësinë, referojuni këtrye këshillave, dhe ne ju garantojmë gjumë të rehatshëm.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...