4.5 C
Priština
More

    7 gabimet që shumica e njerëzve i bëjnë gjatë përgatitjes së tryezës

    spot_imgspot_img

    Rregullimi apo shtrimi i tryezës duket një argëtim i paparë. Por, ka gjëra që mund t’i bëni gabim andaj edhe duhet të keni kujdes që çdo gjë të jetë në vendin e duhur.

    Ja 7 gabimet e zakonshme që shumica e njerëzve i bëjnë gjatë shtrimit të tryezës:

    1. Përzgjedhja e gabuar e mbulesës së tryezës

    Sigurohuni që mbulesa t’i përshtatet dhe të mbulojë tërë tryezën si duhet. Edhe nëse rregullimi është shumë i mirë, nëse nuk mbulohen skajet e tryezës, apo mbulesa prek edhe dyshemenë, atëherë kjo bie shumë në sy.

    1. Të vendosni qirinj aromatikë

    Qirinjtë janë pothuajse të domosdosshëm gjatë shtrimit të tavolinës, duke shtuar ndriçimin e duhur të ambientit. Por, keni kujdes në përzgjedhjen e tyre, sepse sa do që pëlqni aromën e tyre, kjo mund të bëhet e padurueshme kur të kombinohen me aromën e ushqimeve nga kuzhina.

    1. Të vendosni vazo të mëdha me lule

    Lulet i japin hijeshi shtrimit të tryezës, por nëse vendosni vazo të mëdha dhe të gjata të ngarkuara me shumë lule, kështu mysafirët nuk mund të shohin njëri-tjetrin përderisa bisedojnë. Andaj, zgjedhni lule dhe vazo më të ulët, që nuk pengojnë aspak.

    1. Të ngarkoni shumë tryezën

    Grumbullimi i enëve dhe ngarkesa e gjërave në tryezë vetëm çka ju ngatërron edhe juve, duke ju bezdisur në kërkim të hapësirës për të lënë gjërat. Përveç kësaj, sa më pak enë të vendosni, do të keni më pak punë pas përfundimit të ushqimit.

    1. Të harroni gjërat elementare

    Nuk keni nevojë të vendosni dhe kombinoni gjithçka me një nuancë, thjeshtë vendosni gjërat bazike që ju nevoiten gjatë ngrënies. Kjo nënkupton, nëse jeni duke pirë supë, mos harroni të vendosni lugët e supës, dhe nëse jeni duke servuar sallatë, mos harroni të vendosni pirunin përkatës.

    1. Të vendosni thikën dhe pirunin në anën e gabuar

    Piruni vendoset në anën e majtë. Thika vendoset në të djathtë. Më larg, nga e djathta, vendosen llojet e lugëve.

    1. Të ngatërroni vendosjen e gotës dhe pecetës

    Peceta mund të paloset apo mbështillet si dhe të vendoset në mes të pjatës. Por, nëse dëshironi ta vendosni anash, ajo duhet të jetë në anë të majtë të pirunit. Gotat vendosen gjithmonë në anë të djathtë, mbi thikat dhe lugët. Gota e ujit është më afër mesit të pjatës ndërsa gota e verës është jashtë anës së majtë.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...