7 gabime që vetëm e shtojnë urinë tuaj

spot_imgspot_img

Gjatë përpjekjës për të mbajtur dietë për humbje peshe, shpesh ndodh që t’i thyeni disa rregulla. Shumë zakone apo shprehi të përditshme vetëm se e shtojnë urinë, gjë që kjo është arsyeja pse njerëzit shpesh zgjedhin ushqim jo të shëndetshëm. Këto janë gabimet më të mëdha që ju i bëni dhe nuk keni fare kontrollë.

  1. E tejkaloni mëngjesin

Ndoshta me të vërtetë nuk ndjeni uri në mëngjes, mirëpo është e nevojshme që në mëngjes të konsumoni disa vlera ushqyese. Hani mëngjesin me shumë proteina, sepse ato stimulojnë lirimin e dopaminës, neurokemikaleve, që ndikon në uri.

  1. Konsumoni racione të mëdha ushqimore

Kur ju hahet ndonjë ushqim që përmban shumë kalori, ju nuk jeni në gjendje të merrni vetëm pak, por gjithmonë e teproni me sasinë. Por shumica e studimeve theksojnë se sasi të vogla të çokollatës, kekut me mollë si dhe patateve të skuqura (çips) shpesh herë janë të mjaftueshme që të kënaqinë urinë tuaj për një kohë të shkurtë. Kështuqë, konsumoni racione të vogla ushqimore, hani dhe gëzojuni ushqimit, pritni 15 minuta për të parë në jeni ngopur apo jo.

  1. Nuk hani asgjë

Kur keni shumë ëndje të hani pomfrit apo çipsa, tentoni t’i zëvendësoni ato me fistikë, të cilët njejtë janë të kripur por janë më të shëndetshme. Dëshira për të ngrënë ndonjë ushqim të caktuar zgjat pak, vetëm nëse hani diçka të shëndetshme. Por, nëse me të vërtetë nuk mund t’i rrezistoni këto krekerë të kripur si patatet e skuqura, të pakten merrni sasi të vogla dhe hani ngadalë.

  1. Gjatë ngrënies së ushqimit jo të mirë, nuk shtoni ndonjë racion të shëndetshëm

Nëse keni nevojë të kënaqni urinë tuaj përmes një ushqimi të caktuar, përmes tij konsumoni edhe diçka të shëndetshme. Kështu, vendosni një pjatë të vogël të ushqimit që dëshironi më shumë ta konsumoni, dhe nga ana tjetër vendosni racionin më të madh të ushqimit të shëndetshëm. Në këtë mënyrë, ju do të shijoni edhe një racion të shijshëm por do të merrni edhe vlerat ushqyese që janë të rëndësishme për trupin tuaj.

  1. Ndjeheni fajtore

Nëse ju konsumoni ndonjë lloj ushqimi që nuk është dashur ta hani, ndjeheni më pas fajtore për këtë? Nëse veçmë keni vendosur të hani diçka të shijshme, atëherë thjeshtë kënaquni në ngrënie. Njerëzit të cilët pendohen vazhdimisht pas ushqimit, kanë ndjesinë se ju hahet sërish dhe kështu futen në një rreth të mbyllur të të ngrënurit si dhe ndjenjës së fajit. Pra, nëse ju hahet ndonjëherë diçka, mos e ndëshkoni veten, por justifikohuni. Vetëm mos e përsëritni shumë shpesh këtë procedurë.

  1. E testoni vullnetin tuaj per ushqim

Testimi i forcës së vullnetit nuk është loja më e mirë kur bëhet fjalë për ushqimin. Nëse njerëzit heqin dorë nga ushqimi, atëherë ata do të ndjehen të dobët dhe të plogësht. Sipas një studimi thuhet se nëse luani rreth 3 minuta ndonjë lojë apo 15 minuta shetitje, e zvogëlojnë dëshirën për konsum të ushqimit jo të shëndetshëm. Meqenëse dëshira nuk zgjat shumë, kjo ndihmon për ta humbur urinë, mirëpo herë pas here kushtoni vëmendje edhe vetes.

  1. Jeni të rrethuar nga provokimet

Beteja mendore mes juve dhe kutisë me biskota nuk duhet t’ju mundojë çdo ditë. Nëse nuk i keni këto gjëra para vetës, atëherë ato nuk ngjallin provokim për juve. Nëse ndodh t’ju hahet në mbrëmje ndonjë lloj ëmbëlsire dhe nuk keni në shtëpi, rrallë herë e merrni mundimin për të shkuar në dyqan për të blerë, ndërsa nëqoftëse ato gjëra ndodhen në shtëpinë tuaj, atëherë do të jetë më e lehtë të ngriheni dhe t’i merrni ato. Nëse mbani biskota apo lloje tjera, të paktën mos i mbani në vend të dukshëm, ku mund t’ju sfidojnë vazhdimisht./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Argëtuese: Mbrëmje krijuese familjare me tregime dhe lojëra të bazuara në traditë — udhëzime praktike dhe bur

Udhëzues praktik për një mbrëmje krijuese familjare me tregime dhe lojëra të bazuara në traditë, me hapa për përgatitje, ide aktivitete dhe këshilla për burime të verifikueshme.

Dhoma‑e‑fjetjes: Dekor sezonale me ripërdorim — si të krijoni ambjent të ngrohtë me sende dhe tekstile familj

Si të transformoni dhomën e gjumit në një ambient të ngrohtë vjeshte duke ripërdorur tekstilet dhe sende familjare, me udhëzime praktike për pastrim, siguri dhe menaxhim të kimikateve.

Trupi-lekura | stil sezonal me rrobat që tashmë keni — si të theksoni lëkurën me shtresa dhe tekstura

Si të përdorni shtresat dhe teksturat që tashmë keni për të nxjerrë në pah lëkurën, duke përfshirë rol të flokëve dhe hapat e kujdesit për t’i mbajtur të shëndetshëm gjatë stinave me diell apo aktivitet në pishinë.

Intervistë: Nga ideja te prezantimi — hap pas hapi rrëfimi i zhvillimit të një projekti krijues

Një rrëfim praktik hap pas hapi për mënyrën si një projekt krijues shndërrohet nga një ide e thjeshtë në një prezantim publik — nga kërkimi dhe prototipimi te financimi, bashkëpunimet dhe dokumentimi.