5.1 C
Priština
More

    6 rregulla themelore si të krijoni disiplinë tek fëmijët tuaj

    spot_imgspot_img

    Mabj mend intervistën time të parë të punës si mësimdhënëse dhe pytjen që mu bë në qasjen time ndaj disciplines. Mbaj mend përshkrimin që bëra me këngën e Whitney Houston, “Unë besoj se fëmijët janë e ardhmja jonë…mësojini mirë ata dhe do të udhëheqin vet rrugën”.

    Një burrë i moshuar iu afrua familjes sime në një qendër tregtare dhe i dha djalit tim të holla që ti shpenzojë ato përshkak se kishte qëndrim të mirë dhe të edukuar. Një grua tjetër erdhi tek tavolina ku ishim në një restorant dhe më përshëndeti duke më komplimentuar se sa fëmijë të sjellshëm kisha dhe sa qetë rrinin në tryezë duke mos bërë rrëmujë. “Me të vërtetë jeni duke bërë diçka të madhe”.

    Fëmijët e mi angazhohen në bisedë me ne në tryezën e darkës. Ata rrallë ankohen sepse ne i dëgjojmë ata. Ne njohim zemrat e tyre dhe përcjellim nevojat që kanë. Kemi qenë në gjendje të udhëtojmë për 12 orë drejt nga Disney World për në shtëpinë tone në Virginia. Djemtë kishin fjetur gjatë rrugës dhe nuk luftonin me njëri-tjetrit. Kishte momente kur bënin nganjëherë drama por, unë mund të them sinqerisht se jam krenare për mënyrën tonë të prindërimit. Gjatë pesë viteve të fundit, kemi gjetur rregullat tona efektive që duhet ti ndjekim:

    1. Bëhuni të qartë dhe specifik.

    Kur edukoni fëmijën tuaj, gjithmonë bëhuni të qartë se çfarë prisni nga ata dhe bëhuni specific se çfarë duhet të ndërmirrni. Mësoni rregullat e pastaj vendosni kufijtë nëse rregullat thyhen. Mbështetni fëmijët tuaj në përmbushjen e qëllimeve të sjelljes që i keni mësuar. Nuk është e vështirë ti përmbaheni atyre, përcaktoni qëllime të vogla më parë e pastaj vendosni dhe punoni drejt atyre më të mëdha. Çdo gjë që i mësoni duhet të bëhet në moshë të përshtatshme. Ajo çka presim nga një fëmijë 5 vjeçar ka dallim shumë të madh se sa ajo që mund të bëjë një 2 vjeçar. Tërë ky respekt duhet të bazohet gjithmonë në respektin e palëkundur. Kur ju e jepni atë, padyshim që edhe do ta merrni.

    1. Bëhuni të vërtetë

    Nuk ka kërcënime boshe. Nuk mund t’ju them se sa herë kam dëgjuar prindërit tjerë se s ii nxisin fëmijët për të bërë gjëra që as vet nuk do ti kishin bërë. Bëhuni të sinqertë me fëmijën tuaj. Kjo do të thotë nënkuptoni atë që e thoni dhe thuani atë që e nënkuptoni. Mos prisni asgjë nga ata nëse edhe ju vet nuk mund ta realizoni. Konsistenca jep gjithmonë rezultate pozitive.

    1. Organizohuni

    Fëmijët edukohen dhe lulëzojnë në një ambient të organizuar mirë dhe të dashur. Kur ju merrni kohën për të bërë ambientin jetues të mirë dhe të tregoni se me të vërtetë kujdeseni për të, fëmijët do të ndjehen shumë rehatshëm. Edukoni ata që të menaxhojnë kohën e tyre dhe të organizohen rreth punëve të shtëpisë. Kur ata të rriten do të jenë në gjendje të t’ju ndihmojnë rreth kopshtit, do të jenë në gjendje të pastrojnë dhomën e tyre personale si dhe shumë punë tjera. Ne mendojmë se fëmijët që rriten në një ambient të strukturuar, kanë gjasa për sukses më të madh në jetë.

    1. Përdorni ngjyrat

    Unë përdori ngjyrat e gjalla për të tërhequr fëmijët në mësimet që i zhvilloj sa i përket disciplines dhe vetë-efikasitetit. Unë mbaja një mal me ngjyra në klasën time dhe i inkurajoja nxënësit çdo ditë. Kur imagjinata ndizet nga imazhe të shumta përplot me ngjyra të guximshme dhe të gjalla, fëmijët janë në gjendje që të krijojnë discipline. Bëjeni sa më shumë argëtuese!

    1. Bëhuni të dashur

    Krijoni discipline, me dashuri. Fëmijët e mi gjithmonë thonë: “duart janë për të ndihmuar, e jo për të lënduar”. Nëse mund ta ndryshoni botën për të mirë, ju lutem bëjeni atëherë. Vetëm mos lëndoni, dhe nëse mendoni se jeni të tillë, kërkoni ndihmë. Bëhuni të mirë, të butë, të durueshëm dhe bëni të gjitha gjërat vetëm me dashuri.

    1. Bëhuni të guximshëm

    Besoni në atë që po bëni. Përforconi besimin tuaj. Nëse ju besoni në atë se çfarë i mësoni dhe edukoni fëmijët tuaj, atëherë padyshim që edhe ata do ta besojnë këtë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...