16.7 C
Priština
More

    15 gjërat elementare që çdo prind duhet ti mbajë në makinë

    spot_imgspot_img

    Të gjithë nga ne kemi nga ato momente kur fëmijët tanë nuk mund të presin për të marrë një nga ushqimet apo gjërat e preferuara. Duke filluar që nga gjërat më esenciale e deri tek to më të sofistikuara, duhet të jeni të përgatitur, madje edhe nëse rruga që bëni është shumë e shkurtë. Në vazhdim, kemi rrumbullakësuar 15 gjëra më elementare që duhet ti mbani për hir të fëmijëve dhe pastërtisë suaj.

    1. Batanije apo peshqir

    Batanije shtesë apo edhe peshqirë janë të mirë për ngrohtësi gjatë një gjumi spontan apo për pastrimin e derdhjeve të mëdha në makinë.

    1. Palloma të lagura

    Qoftë për probleme të vockla apo gishta ngjitës, ju kurrë nuk do të pendoheni për këto palloma të lagështa që janë shumë të dobishëm.

    1. Çantë shtesë me pelena

    Nëse keni foshnje apo fëmijë të vogël, ruani një çantë shtesë me pelena përveç atyre të rregullta me të gjitha mjetet e domosdoshme. Kur fëmijët tuaj të rriten me kalimin e kohës, është mirë që çdoherë të mabni me vete një çantë me të gjitha mjetet e nevojshme sipas moshës përkatëse.

    1. Ombrellë

    Askush nuk mund të parashikojë motin, por ne mund të parashikojmë se nës enuk i kemi mjetet e nevojshme sa e papërshtatshme do të ishte për ne dhe fëmijët tanë të trajtoheshin nëpër shi! Mbani gjithmonë një ombrellë me vete diku në makinë.

    1. Detergjent sanitar i duarve

    Kush e din se ku kanë prekur ato gishta të vegjël?mbani detergjent sanitar me vete pa kemikale që ta përdorni para ndonjë ushqimi, apo para se ti fusin fëmijë duart në gojën e tyre.

    1. Faculeta

    Lehtësoni gjërat në fytyrën e ndjeshme të fëmijës suaj gjatë “hundëve të lëngshme apo që rrjedhin në makinë” – një letër higjienike do të kryente shumë punë.

    1. Shishe plastike me ujë

    Gjithmonë është një ide e mirë që të mbani ujë shtesë për fëmijë të etur! Kjo mund të jetë shumë e nevojshme sidomos gjatë ditëve të nxehta, kur keni nevojë për ekstra hidratim dhe ujë të freskët.

    1. Lodra

    Asnjëherë mos shkoni ndokund pa lodrat shtesë apo ndonjë arush pellushi! Ato mund të jenë mjetet argëtuese me të cilat fëmijët tuaj do të kënaqen gjatë ndonjë udhëtimi të mërzitshëm.

    1. Pjatë fëmijësh

    Nëse fëmija juaj është në procesin e trajnimit të mbajtjes dhe përdorimit të pjatës për tu ushqyer vet, kjo është një ide e shkëlqyer që të mbani një pjatë portative në dorë në rast të emergjencave.

    1. Kapelë dhe mbrojtëse xhami nga dielli

    Dielli mund të dërgojë disa rreze të ashpra në sytë e të vegjëlve tuaj, kështuqë mbani kapelë apo mbrojtëse të dritares nga dielli, që të ndihmoni bllokimin e rrezeve të dritës.

    1. Prerës të rrypit të sigurimit

    Në rast emergjence- por kryesisht për rehatinë e mendjes suaj- ruani një mjet që pren rrypin e sigurimit në kutinë tuaj të mjeteve.

    1. Krem me faktor mbrojtës

    Zgjidhni krem me factor mbrojtës që ta përdorni çdo ditë. ‘Babo Botanical’ ka përmbajtje të lartë të oksid zinkut dhe nuk le njolla të bardha në lëkurën e fëmijëve tuaj.

    1. Rroba për ndrrim shtesë

    Aksidentet ndodhin, kështuqë mbani fëmijët tuaj me rroba të pastra dhe të thata në rast se bie ndonjë shi apo fëmijët bëhen pis nga derdhja e ndonjë ushqimi ose papastërtie tjetër.

    1. Ushqime të thata që nuk prishen

    Është në rregull që të mbani ushqime të shëndetshme në makinë në rast se ankoheni për stomak bosh, por gjithmonë tentoni të zgjidhni ndonjë ushqim që qëndron për një kohë më të gjatë.

    1. Kutia e ndihmës së parë

    Asnjëherë nuk mund ta dini se kur mund të keni nevojë të lidhni ndonjë dëmtim apo prerje në trup, kështuqë gjithmonë mbani një kuti të ndihmës së parë me të gjithë mjetet e nevojshme./kosovarja.ch

    Gruaja-sot.com për fëmijët tuaj, ju propozon ulëset për veturë nga Chellino, cilësi dhe komoditet i lartë, e gjitha që i duhet fëmijut tuaj. Për më shumë informata klikoni këtu…

     

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...