20.7 C
Priština
More

    6 mënyra për të qenë më kreativ çdo ditë

    spot_imgspot_img

    Jeni duke kërkuar për inspirim në zyrë? Më poshtë po ju japim disa ide argëtuese nga Paramount Pictures Amy Powell.

    1. Gjithmonë eksploroni. Për të qenë krijues, duhet të jeni vazhdimisht kurreshtar. Udhëtoni! Eksploroni vende të reja, takohuni me njerëz të rinj, provoni ushqime të reja. Thellohuni në kulture, shkoni gjatë fundjavëve në kinema, ndiqni artiste të ndryshëm dhe trendet më të reja në instagram, shikoni televizion, vizitoni muze, përjetoni muzikë live dhe lexoni pandërprerë.
    2. Dilni jashtë zonës suaj të rehatisë. Mundohuni ti shmangeni rutinës apo orarit strict. Rutina ju çon drejt familjaritetit dhe vetëkënaqësisë, gjë që shpie në mungesë të pasionit dhe krijimtarisë. Më pëlqen të sfidoj ekipin tim të punës si deh të takohemi në hapësira të ndryshme si dhe të ndryshojmë agjendën nga java në javë. Ndryshimet e vogla – si të ftuarit e kolegëve të ndryshëm në kafe një here në javë ose shetitja e shpejtë me ndonjë bashkëpunëtor apo kolegë pune – mund të ju stimulojë që të mendoni në mënyra të ndryshme.
    3. Jepni vetes kohë për ndonjë qasje të zgjuar. Gjatë tërë karrierës sime, kam pasur takim javor pa ndonjë agjendë të caktuar, por thjeshtë për të folur për zeitgeist, artikuj interesantë si dhe pasione të ndryshme. Kjo i lejon njerëzit të ushqehen me njëri-tjetrin – shpesh marrim ndonjë ide të vogël dhe e kthejmë atë në diçka të madhe.
    4. Kontaktoni ndonjë të huaj. Kur planifikoj ndonjë darkë me miqtë, qëllimisht i ua bëj vendet mysafirëve afër njerëzve që nuk i njohin. Mua personalisht më pëlqejnë përvojat e njerëzve që udhëtojnë vazhdimisht apo ndokush që di të flasë italisht e çfarëdo lloj gjuhe tjetër. Njëherë jam takuar me dikë në aeroplan dhe pas 4 vitëve e kam punësuar atë!
    5. Largoni celularin tuaj. Nëna ime gjithmonë thotë,”Mos harro të ndalosh dhe ti marrësh erë trëndafilave”. Epo, është shumë vështirë ti marrësh erë trëndafilave kur kokën e ke të ulur poshtë dhe fytyrën ngjitur me telefonin tuaj. Mundohuni të çkyçeni nga teknologjia dhe shijoni botën përreth jush.
    6. Ndihmoni të tjerët. Ti japësh të tjerëve, padyshim që është mënyra më e mirë për tu kombinuar të gjitha këto këshilla në një të vetme. Gjeni ndonjë organizatë bamirëse që ka nevojë për ndihmën tuaj. Nuk duhet patjetër të jetë diçka shumë ambicioze – bëni gjëra të vogla që ju bëjnë të ndjeheni mirë dhe të lidhur ngushtë me gjërat që kanë më së shumti rëndësi për ju. Një hap i vogël mund t’ju çojë më vonë në ndonjë zhvillim të madh në jetë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...