1.9 C
Priština
More

    6 gjërat mbi ushqimin që i kemi mësuar nga italianët

    spot_imgspot_img

    Mendimi i kuzhinierëve italiann, blogerë dhe mbledhës të shkrimeve në një vend…

    Sophia Loren përshkruhet me fjalinë “Gjithcka që shihni në mua, ia kam borxh spagetave”. A e ka thënë me të vërtet këtë fjali aktorija italiane këtë nuk e dimë, por e dimë që italianet mendojnë në mënyrë krejtësisht tjetër për ushqim në krahasim me shumë dama.

    Edhe krahas asaj që njerëzit me çizme shumë mbahen tek “La bela figura’, dhe qëndrimi i tyre kombëtar për ushqim është shumë pozitiv, pa marrë parasysh gjininë.

    Nga italianët mund të mësoni në vazhdim:

    1. Le të jetë ushqimi mënyra e jetës suaj

    Giluia Scarpaleggia jeton pikërisht kështu. Ajo ka dhënë dorëheqje në punën e saj të vjetër dhe krejtësisht i është përkushtuar shkrimit për ushqimin. Në te ajo spjegon se për çfarë arsye ushqimi është aq i rëndësishëm në jetën e saj.

    “Krahas kësaj që përgatis receta për magazina dhe kompani të ndryshme, mbaj edhe orë të kuzhinës toskane. Ziej çdo ditë! Fotografoj kur ka dritë të mjaftueshme, shkruaj ndoshta edhe tepër, por ha me kënaqësi. Argëtohem me ushqim dhe kënaqem në secilin moment”, ka shkruar Giulia.

    “Cili është qëllimi i ushqimit?”, pyet Lidia Bastianich. “Qëllimi i ushqimit është të mirëmbajë, kënaqë dhe ushqej”.

     2. Investoni në ushqimin tuaj

    Kur është fjala për ushqim, fitoni taman aq sa keni paguar. Rezultatet e kërkimit të kompanisë Food Service Warehouse, kanë treguar se një italian mesatar shpenzon 14,7 përqind të fitimit në ushqim, për dallim të themi nga amerikanët të cilët mesatarisht shpenzojnë 6,9 përqind. Përsëri trashësia dhe sëmundjet e diabetit tek italianët janë shumë më larg. Kryesisht italianët investojnë në ushqim të freskët dhe të shëndetshëm, që shpaguan edhe pasqyrimin e shëndetit të tyre.

    3. Ushqehuni në mënyrë lokale dhe sezonale

    Skrimtarja Marcella Hazan, fokusi i së cilës është ushqimi, ka thënë për web faqen Epicurious që më me kënaqësi vendosë për ushqim lokal dhe sezonal se sa për atë të ardhur apo organik.

    “Nuk ka rëndësi se si është rritur ushqimi. Gjithmonë kryesorja ka qenë shija. Më shumë më pëlqen nëse ushqimi nuk ka ardhur nga larg. Nëse dikush në afërsi kultivon pjeshka, normal që pemët e tija do të jenë shumë të shijshme sepse nuk kanë pasur nevojë të udhëtojnë. Kështu më shpejt do të arrijnë tek ne, përkatësisht do të jenë më të freksëta, apo jo?”, logjikisht spjegon Marcella.

     4. Nëse gatuani, gatuani thjesht

    “Nëse i pyesni italianët ku ngrënet më së miri, ata do të ju përgjigjen- në shtëpi”, ka thënë Judy Vitt, e cila e ka përjetuar ndikimin e kulturës italiane.

    Gatimi nuk është proces i komplikuar siç e bëjnë. Posaçërisht kur gatuani në shtëpi. E rëndësishme është të dini se çfarë saktësisht po ndodhë gjatë gatimit. Nuk është aq i rëndësishëm as kreativiteti, sepse edhe pa të mund të bëni një shujtë perfekte.

    5. Ngadalësoni

    Sa shpesh keni ‘vrapuar’ gjatë shujtës, vetëm që të përfundoni me te? Ushqimi shpesh di të duket si detyrë apo diçka që thjesht na jep energji për gjëra më të rëndësishme. Nëse ngadalësoni, do të kënaqeni me ushqim dhe është më lehtë të tretet, e mund të shihni drejt se kur me të vërtet ngopeni.

    Gazetarja Pamela Berger në artikullin e saj për Bolonjën ka shkruar që ushqimi italian është ai që ju shtyen të ngriheni. Ndër kryesoret janë kënaqësia gjatë ngrënies- respekti dhe kënaqësia që ajo na sjellë. Kur hani në Mediteran, ngrënia juaj mund të zgjasë edhe me nga tre orë.

    6. Mëngjesi është më i mirë nëse ndahet me dikë

    Rreth 58 përqind të amerikanëve hanë pa shoqëri, e rezultati i kësaj është më pak kënaqësi gjatë të ushqyerit. “Kur hani me dikë, bisedoni, kjo ju ofron mundësi që të ngadalsoni”, ka thënë Marisa Moore, zëdhënsja e magazinës Forbes, për shoqërine e diabetëve në Amerikë.

    Shpesh edhe dreka më e thjeshtë mund të bëhet ceremoni, ka theksuar blogerka Sandra Salerno.

    “E dua gatimin”, ka thënë ajo. “Për njerëzit që i ka të afërt, për shoqëri, për çdo kend…Mendoj që gatimi për dike është mënyra të japësh pak nga vetja. Një copëz të zemrës suaj. Pak dashuri dhe pasion, sepse pa këto gjëra gatimi nuk do të egzistonte. Edhe nëse bëni vetëm një sanduiç, është e domosdoshme që në te të investoni pak dashuri”./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...