5 zakone shumë të dëmshme sa dhe pirja e duhanit

spot_imgspot_img

Pirja e duhanit është zakon i keq dhe miliona njerëz në botë shpenzojnë shuma të mëdha të parave për largimin e varshmërisë sepse duhani i dëmton mushkëritë, shkakton kancerin dhe shumë sëmundje tjera. Edhe pse nuk është kontestuese se pirja e duhanit është e dëmshme, mbi të gjitha sa i dëmshëm është ky zakon shkruan qartë edhe në vetë paketimin e cigareve, ka edhe gjëra tjera që janë, besoni apo jo, më të dëmshme se pirja e duhanit. Koha moderne sjell shumë faktorë të cilët pirjen e duhanit e zbresin nga vendi i parë sa i përket dëmtimit të organizmit. Cilët janë këto zakone që shkaktojnë sëmundje të ndryshme dhe dalëngadalë na vrasin?

Vetmia

Hulimtimet më të reja kanë treguar se izolimi social është sëmundje e shoqërisë moderne dhe më e dëmshme se helmimi me duhan. Gjithnjë e më shumë jemi të vetmuar dhe po humbim miqtë, kurse brengosëse është se shumica e të rinjve më lehtë komunikon përmes rrjeteve sociale se në mënyrë direkte. Definitivisht vetmia po merr përmasën e epidemisë.

Të qëndruarit ulur

Sikur vetmia edhe të qëndruarit ulur, gjegjësisht mosaktiviteti fizik është diçka që po merr përmasate epidemisë dhe që po i godet të gjitha moshat. Duke qëndruar ulur për shumë orë gjatë ditës shtohet rreziku për sëmundjen nga kanceri i zorrës së trashë apo kancerit të mushkërive pa marrë parasysh se a stërvitet individi gjatë ditës. Madje edhe me stërvitje të rregullta, qëndrimi ulur më shumë se tetë orë në ditë shton rrezikun nga probleme të ndryshme shëndetësore.

Mungesa e gjumit

Shkencëtarët kanë ardhur te përfundimi se personat që flejnë pak dhe që i mundon pagjumësia rrezikojnë të sëmuren nga sulmi në tru dhe zemër, madje mungesa e gjumit shkakton më herët këto pasoja se vetëm pirja e duhanit.

Solariumi

Shumë shtete në botë kanë ndaluar përdorimin e solariumeve sepse dermatologët kanë zbuluar se rrezatimi i shumtë në to shkakton kancerin e lëkurës madje edhe të mushkërive.

Ushqimi jo i shëndetshëm

Ushqimi i ëmbël dhe i përpunuar i pasur me acide të ngopura yndyrore ndikon në zhvillimin potencial të sëmundjeve vdekjeprurëse, sikur pirja e duhanit. Në vitin 2016, shkencëtarët të cilët merren me hulumtimin e rasteve të vdekjes si pasojë e të ushqyerit të keq, kanë përfunduar se shkalla e vdekshmërisë ka kaluar atë të alkoolit, drogës dhe pirjes së duhanit./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Veshmbathje: Veshje praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — baza për çdo ditë

Udhëzues praktik për të ndërtuar një garderobë ditore që përballon mot të ndryshueshëm midis Kosovës dhe Zvicrës, duke vlerësuar zgjedhjet e qëndrueshme, materialet dhe mirëmbajtjen.

Floket: 6 frizura të shpejta — makeup minimal dhe praktik për ditët e zëna

Gjithçka që ju duhet për ditët e zëna: 6 frizura shpejta, hapa praktikë për t’i bërë shpejt dhe këshilla të kujdesit për të mbrojtur flokët nga dielli, klori dhe dëmtime të përditshme.

Recetë tradicionale shqiptare: Byrek me spinaq e djathë — version modern dhe praktik

Një recetë moderne dhe praktike e byrekut me spinaq e djathë, që ruan shijen tradicionale por përshtatet për një ushqim më të balancuar dhe përdorim të thjeshtë në familje.

Horoskop ditor për argëtim: 12 shenja — dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop argëtues ditor që sjell parashikime të lehta për dashuri, punë dhe mirëqenie. Lexo për të qeshur, reflektuar pak dhe për t9u argëtuar sot.